Kumbaro në Muriqan: Higjienizim, cilësi shërbimi e rikualifikim estetik, pritje dinjitoze nëpër pikat kufitare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro në Muriqan: Higjienizim, cilësi shërbimi e rikualifikim estetik, pritje dinjitoze nëpër pikat kufitare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vazhduar inspektimet në pikat doganore, këtë herë duke u ndalur në Muriqan të Shkodrës, në të cilën ka nisur puna për rikualifikimin estetik të mjediseve përreth objektit, një projekt i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Kemi zgjedhur ngjyrën e lavandës që është ngjyra e lules tipike të zonës. Është një punë e nisur në gjithë Shqipërinë, që nga higjienizimi dhe rishikimi i gjithë ciklit të shërbimit e deri tek rikualifikimi. Në çdo pikë kufitare kemi zgjedhur edhe një simbol, një ngjyrë karakterizuese”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë vizitës në Muriqan, shoqëruar nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe drejtori i Përgjitshëm i Doganave Gent Gazheli.

Ministrja Spiropali nga ana e saj u shpreh se ky projekt rikualifikimi ishte një domosdoshmëri për gjithë procesin e komunikimit në këtë pikë doganore, ndërsa minsitrja Kumbaro theksoi se edhe njësitë e shërbimit pranë kësaj pike do të unifikohen me qëllim përmirësimin estetik të peizazheve përreth.

“Do të rikualifikohen të gjitha kioskat e shërbimit, të cilat duhet të jenë më dinjitoze në prezantimin e tyre, do të ketë edhe elemente dekorative, por fillon nga pastërtia. Ndërkohë do të bëjmë të gjithë pastrimin e tabelave, reklamave ngjyra-ngjyra, lloje-lloje të cilat nuk përfaqësojnë atë kartëvizitën që duam”, përfundoi minsitrja Kumbaro.

Kreu i doganave, Gent Gazheli u shpreh se nga pika doganore e Muriqanit, vetëm për 24 orët e fundit kanë hyrë 12 mijë vizitorë, kurse gjatë pikut të sezonit veror, në muajin korrik, pritet të hyjnë 22-24 mijë vizitorë në ditë.

Previous Ministrja Kushi në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik