Kumbaro në Samitin e Diasporës: Shqiptarët jashtë vendit, “agjencia më e suksesshme” e promovimit tonë ndërkombëtar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro në Samitin e Diasporës: Shqiptarët jashtë vendit, “agjencia më e suksesshme” e promovimit tonë ndërkombëtar

U mbajt në Tiranë edicioni i tretë i Samitit të Diasporës ku një panel i veçantë iu dedikua dinamikave të turizmit në Shqipëri, sfidave, sukseseve dhe shembujve më pozitivë të sektorit.

Në fjalën e saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu mirënjohjen për gjithë punën që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit dhe ata të kthyer rishtazi bëjnë për promovimin ndërkombëtar të vendit.

“Në gjithë këtë ngrehinë të transformuar të Shqipërisë Turistike, guri më i qëndrueshëm është ai i shqiptarëve të diasporës nga të cilët Shqipëria mblodhi modelet më të mira në ide, në shembuj investimi e eksperiencash duke krijuar një sinergji të mirë mes dy palëve që është në ditët më të begata të saj. Përmes një kontrate të nënshkruar në heshtje, por me buzëqeshje të sinqertë dhe shqiptarët e Diasporës janë pa asnjë mëdyshje “agjencia” më e suksesshme për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë sepse s’ka slogan marketingu që përshkruan një vend më bukur se ç’e rrëfejnë “sytë e zemrës”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në panel morën pjesën drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela, kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama dhe promotorë të suksesit të turizmit shqiptar në Itali, Zvicër, Gjermani, por edhe shqiptarë që janë rikthyer në Shqipëri për të investuar modele të suksesit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Ky edicion i Samitit të Diasporës përkon me vitin më të suksesshëm të turizmit shqiptar në shifra. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e samitit, kryeministri Edi Rama përmendi progresin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, me rritje të fluksit të turistëve nga viti në vit dhe të eventeve të rëndësisë së lartë politike, kulturore e sportive.

Previous Shkup, Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore