Kumbaro në Sarandë: Rritje e ndjeshme e vizitorëve që vijnë nga porti - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro në Sarandë: Rritje e ndjeshme e vizitorëve që vijnë nga porti

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi portin e Sarandës, ku shifrat deri në muajin qershor tregojnë se ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Turistët që zbresin në këtë terminal vazhdojnë udhëtimin e tyre në autobuzë pa kontroll policor, vetëm me bord pass dhe lista duke iu krijuar një lehtësi shumë të madhe në qarkullim.

“Turistët që vijnë me grupe, që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve, nuk i nënshtrohen procesit të ‘check in’ dhe kështu kemi krijuar lehtësinë më të madhe për këto grupe“, u shpreh ministrja Kumbaro. Në këtë vizitë, ministrja u shoqërua nga kryetari  i Bashkisë Adrian Gurma dhe drejtori i Portit Alket Qendro.

I pyetur nga ministrja Kumbaro se si paraqiten shifrat e vizitorëve këtë vit, drejtori i i Portit Qendro tha se “Krahasuar me vitin e kaluar jemi shumë më lart, por edhe shifrat e vitit 2019 që ka qenë viti më i mirë për portin e Sarandës, e kemi tejkaluar. Ne kemi arritur kulmin para 4 ditësh, me një kroçerë, që kishte 1600 vizitorë. Disa prej tyre ishin turistë ditorë, disa javorë. Këta të fundit, pasi qëndrojnë një javë nëpër Shqipëri, kthehen përsëri për t’u trajtuar nga terminali”.

Ndërkohë, sipas kryetarit të Bashkisë, Ardian Gurma, referencat nga hoteleria tregojnë për 15%-20% më shumë rezervime krahasuar me vitin që shkoi.

Ministrja Mirela Kumbaro u njoh edhe me projektin e hyrjes se terminalit, me regjistrim dhe sistem dixhital të biletave për të shmangur mungesën e transparencës, i cili pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Previous Mblidhet Komiteti i Përbashkët i Politikave në Arsimin e Lartë

Leave Your Comment