Kumbaro nënshkruan marrëveshjen me UNWTO, në prill organizohet në Tiranë takimi i Komisionit për Europën - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro nënshkruan marrëveshjen me UNWTO, në prill organizohet në Tiranë takimi i Komisionit për Europën

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënshkroi sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili marrëveshjen e organizimit të takimit të 70 të Komisionit për Europën të UNWTO në Shqipëri.

Nënshkrimi u bë gjatë zhvillimeve të ditës së parë të panairit ITB Berlin, ku Shqipëria merr pjesë në një stendë të përbashkët së bashku me 26 turoperatorë privatë dhe 7 bashki turistike.

Mbledhja e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit do të mbahet në Tiranë nga data 7 deri në 9 prill, shoqëruar gjithashtu me një Forum Investimesh. Në mbledhjen e Komisionit për Europën priten të marrin pjesë ministra nga 40 vende të kontinentit.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për flukset turistike për vitin 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 Shqipëria priti rreth 1 milionë vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Previous Ministrja Denaj vizitë zyrtare në Mal të Zi: Zgjerojmë urat e bashkëpunimit edhe në fushën e bujqësisë