Kumbaro pret në Tiranë ministren italiane të Turizmit: Krijojmë oferta të përbashkëta, Shqipëria rol kyç në marrëdhëniet mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kumbaro pret në Tiranë ministren italiane të Turizmit: Krijojmë oferta të përbashkëta, Shqipëria rol kyç në marrëdhëniet mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit

Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Tiranën e vizitoi homologia e saj Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit e Italisë. Dy ministret patën një takim me fokus forcimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve në fushën e turizmit.

Për herë të parë, një ministër italian i turizmit viziton Shqipërinë, prandaj ministrja Kumbaro e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të vyer për krijimin e një oferte të përbashkët turistike, por mbi të gjitha një model diplomatik të turizmit.

“Me gjithë fqinjësinë tonë, historike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore, nëse punojmë bashkë kemi një potencial të jashtëzakonshëm për të zgjeruar hartën turistike jo vetëm të shqipërisë drejt Italisë, por jam e sigurt që edhe Shqipëria për t’i ofruar Italisë. Ne nuk punojmë për sot, por për vitin 2030. Për këtë, kemi nisur një bashkëpunim që do të ketë faza shumë konkrete për t’u ofruar turistëve sidomos atyre që vijnë nga vende shumë të largëta që mund të vijnë në Itali dhe të viztojnë Shqipërinë, që vijnë në Shqipëri dhe mund të vizitojnë Italinë. Kështu krijojmë një ofertë të përbashkët turistike, por sidomos një model diplomatic nëpërmjet turizmit, si një përvojë e jashtëzakonshme e emancipimit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Daniela Santanchè nga ana e saj, u shpreh se e vlerëson shumë këtë ftesë si një mundësi për shkëmbime pozitive mes dy vendeve, pasi marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë dhe Ballkanin janë shumë të rëndësishme. Gjithashtu, Santanchè u shpreh se Shqipëria është një model i mirë që reflekton turizmin e qëndrueshëm e të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

“Unë jam me të vërtetë mirënjohëse për këtë ftesë, sot kemi bërë një takim të rëndësishëm sepse kërkojmë që në një kohë të shkurtër të projektojmë një platformë se cilat janë qëllimet që duhet të vendosim dhe veprimet që duhet të ndërmarrim për të arritur rezultate për të dy vendet tona, sepse raportet me Shqipërinë dhe Ballkanin për Italinë, janë shumë të rëndësishme”, u shpreh minsitrja italiane e Turizmit
Ministrja Kumbaro gjatë takimit nënvizoi rolin ndërmjetës që mund të ketë Shqipëria në krijimin e raporteve turistike mes Italisë dhe shteteve të ballkanit.

“Duhet të shtojmë që gjithashtu kemi rënë dakord edhe për të zhvilluar një raport që shkon përtej Shqipërisë. Shqipëria ndodhet në kryqëzimin mes Italisë dhe Ballkanit dhe ndoshta është vendi që njeh më mirë si Italinë, ashtu dhe Ballkanin. Kështu, ne jemi krenarë që kemi këtë rol të ndërmjetësit kulturor, por edhe ekonomik mes Italisë dhe Ballkanit, që të mund t’i japim mundësinë si rajonit tonë, ashtu edhe Italisë të zgjerohet përtej Shqipërisë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Vetëm 6 muajt e parë të vitit 2023, Shqipëria ka pritur mbi 310 mijë vizitorë italianë, 57% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja Santanchè ftoi ministren Mirela Kumbaro dhe ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë në eventin dedikuar prezantimit të strategjisë së turizmit të Italisë, në muajin nëntor 2023.

Previous Mbështetja për Bujqësinë, ministrja Krifca: 33 462 fermerë të mbështetur me naftë falas