Kushi dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kolegjin e Evropës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kushi dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kolegjin e Evropës

Sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Kolegjit të Evropës për përfaqësimin në Këshillin Administrativ.

Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi falënderoi znj. Mogherini për kontributin që ka dhënë ndër vite dhe mbështetjen e fortë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Sapo kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili i jep mundësi Shqipërisë për të qenë anëtare në Këshillin e Administrimit të Kolegjit të Evropës. Dua ta theksoj, është i pari vend kandidat për BE-në që bëhet pjesë e këtij bordi, e këtij këshilli Administrativ në Kolegjin e Evropës”.

Kolegji i Evropës është një institucion i Arsimit të lartë, një kolegj prestigjioz, i njohur në të gjithë Evropën për përgatitjen e ekspertëve, specialistë të nivelit të lartë për çështjet evropiane dhe të marrëdhënieve midis vendeve, zgjerimit.
Marrëveshja e nënshkruar sot dhe vendi që do të ketë Shqipëria në Këshillin e Administrimit të këtij kolegji i hap rrugën një bashkëpunimi të ngushtë jo vetëm midis MAS dhe Kolegjit të Evropës, por edhe universiteteve të tjera shqiptare në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, që është edhe prioriteti bazë i qeverisë shqiptare për sa i takon arsimit të lartë.

Ministrja shtoi se ambicia finale është që në Shqipëri të ketë një kampus të kolegjit të Evropës për të cilën ne tashmë ka filluar puna për një projekt konkret dhe për ta finalizuar sa më shpejt këtë objektiv.

Në përmbyllje znj. Kushi tha se një kampus i Kolegjit të Evropës në Shqipëri do të jetë një ndihmë dhe një lajm i mirë për Shqipërinë por edhe për rajonin, sepse këtu nuk do të ketë studentë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit, apo vende të BE-së, pasi kjo është edhe filozofia e Kolegjit të Evropës që kudo të ketë studentë nga vende të ndryshme, të ndajnë bashkë të njëjtën cilësi arsimi.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 7 Qershor 2023