Laborator i ri në shkollën “16 Shtatori” në Pezë, Manastirliu: Zgjerojmë hartën digjitale edhe me 654 laboratorë inteligjentë në shkolla - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Laborator i ri në shkollën “16 Shtatori” në Pezë, Manastirliu: Zgjerojmë hartën digjitale edhe me 654 laboratorë inteligjentë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën 9-vjeçare “16 Shtatori” në Pezë, një nga 300 shkollat që janë pajisur me laboratorë inteligjentë.

Ministrja Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e transformimit digjital të shkollave dhe përgatitjen e nxënësve për të përballuar sfidat e një shoqërie që po modernizohet me ritme të shpejta.

“Fokusi ynë është te investimet që jemi duke bërë në rrjetin e laboratorëve inteligjentë në shkolla duke filluar nga Klasa I, kurrikula e Teknologjisë dhe Informacionit, përfshirja e platformës CodeMonkey që është një platformë e cila përdoret tashmë në rreth 35 mijë nxënës në të gjithë vendin, falë investimeve që kemi bërë. Janë 300 shkolla që janë pajisur me laboratorë SMART. Vetëm këtë vit kemi instaluar dhe kemi krijuar këto ambiente shumë miqësore për fëmijët në 216 laboratorë të cilët sigurisht tashmë jo vetëm janë funksionale, por përmes trajnimit të mësuesve, trajnimit të drejtuesve të shkollave është shumë më e lehtë organizimi i të gjithë kurrikulës e cila po rishikohet vit pas viti.”, tha Manastirliu.

Laboratori i ri SMART në shkollëm “16 shtatori” është pajisur me bazën e nevojshme, me 13 laptopë, do t’u shërbejë 185 nxënësve dhe mësuesve të shkollës në zhvillimin e kompetencave teknologjike, duke përgatitur nxënësit për një botë që po orientohet gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë. Investimi në shkolla përfshin jo vetëm pajisjen me laboratorë SMART, por edhe përgatitjen e mësuesve për të përdorur teknologjinë në mënyrë efektive, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

“Kemi nga klasa I-III, një kurrikul të re, fletoret e punës dhe për të cilat ju tashmë jeni trajnuar, por nga ana tjetër e gjithë kurrikula e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit nga Klasa I deri në Klasën e XII do të vijojë që të transformohet me fokus jo vetëm aspektet që lidhen me teknologjinë, por edhe ato veprimtari të cilat kanë nevojë që të mundet të japin dije dhe t’i aftësojmë nxënësit përsa i përket të gjithë veprimtarisë së përditshme dhe si i ndihmon teknologjia apo bota digjitale në përmirësimin e aftësive të tyre dhe përballimin e të gjithë sfidave dhe gjithashtu përgatitjen për të ardhmen.”, tha Ministrja, Ogerta Manastirliu.

Në vijim të investimeve të qeverisë shqiptare, projekti për laboratorët SMART është më ambicioz.

“Synimi ynë është që të gjitha shkollat të pajisen me laboratorët SMART ndaj fokusi i qeverisë shqiptare është që të rrisë investimet përsa i përket teknologjisë dhe inovacionit në shkolla dhe jemi duke punuar që nga viti tjetër 2025 dhe në vijim edhe 654 laboratorë SMART të shtohen në rrjetin e shkollave tona për të siguruar që jo vetëm një përmirësim të teknologjisë, por edhe për ta përfshirë teknologjinë edhe në lëndët e tjera sikurse janë lëndët e shkencave edhe gjuha e huaj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për të rritur aftësitë por edhe për ta sjellë shkollën në parametra bashkëkohore dhe për t’i përfshirë edhe në lëndët e tjera teknologjinë dhe inovacionin.” deklaroi Ministrja e Arsimit dhe  Sportit, Ogerta Manastirliu.

Previous Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë