Laboratorë të rinj te “Sami Frashëri”, Manastirliu: Investojmë në 80 laboratorë të shkencave në shkolla - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Laboratorë të rinj te “Sami Frashëri”, Manastirliu: Investojmë në 80 laboratorë të shkencave në shkolla

Dy laboratorë të rinj të Kimisë dhe Biologjisë të standardit më të lartë u ngritën me mbështetjen e TIKA-s.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu bashkë me Ambasadorin Turk në Tiranë Tayyar Kağan Atay, Zv.Kryetarin TIKA-s në Ankara Mahmut Çevik dhe Zv.kryetarin e Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, kanë vizituar sot laboratorët bashkëkohorë të shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”, të cilët janë financuar nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim – TIKA.

“Në lëmin e inovacionit dhe teknologjisë është pikërisht investimi në dije dhe investimi për kërkimin shkencor, i cili nuk fillon në universitet, aty thellohet, por fillon që në arsimin parauniversitar dhe këto laboratorë të rinj janë standardi më i lartë i laboratorëve në strukturat tona të arsimit, një model fantastik që ne do ta replikojmë edhe në struktura të tjera arsimore”, tha Ministrja Manastirliu.

“Unë dua të falenderoj ministren që na dha mundësi për këtë bashkëpunim që të jemi pjesë mbështetëse në rrugën tuaj për zhvillim”, tha Ambasadori i Republikës së Turqisë Tayyar Kağan Atay.

Nga gjimnazi “Sami Frashëri”, Ministrja Ogerta Manastirliu, tha se do të vijojë zgjerimi i laboratorëve të shkencave dhe unifikimi i mjeteve didaktike për të gjitha shkollat, nga periferia në qendër, për ta bërë procesin mësimor më praktik, tërheqës dhe efektiv për nxënësit.

“Për vitin e ri shkollor 2024-2025 ne kemi planifikuar 80 laboratorë të STEM, të biologjisë, kimisë, fizikës, të cilët do t’i shtohen infrastrukturës laboratorike në shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do zgjerojë edhe strukturat laboratorike të TIK në 216 shkolla në vend.

Investimi në laboratorët e rinj të shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri”, me pajisje moderne për lëndët e Kimisë dhe Biologjisë u jep nxënësve mundësi të hulumtojnë dhe t’i njohin lëndët në praktikë; të eksperimentojnë dhe të njihen me procese të ndryshme kimike e biologjike, tepër të domosdoshme për gjimnazistët që përgatiten për të kaluar në sistemin universitar. Ky investim nga TIKA ka kompletuar laboratorët me pajisje shkencore, mobilim laboratorik, mikroskop dhe paisje të tjera të posaçme, kite të ndryshme, modele ilustruese, aparate studimore, etj.

Previous Nisma SHBA – Karta e Adriatikut, Shqipëria drejton takimin e përfaqësuesve të tetë vendeve