Plani ekonomik dhe i investimeve të BE-së po materializohet!
Shqipëria do të përfitojë mbështetje financiare për zhvillimin e tre projekteve madhore:
Bypassin e Tiranës
Rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit
Ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës
Këto investime do të kontribuojnë në përmirësimin e ndërlidhjes, zhvillimin e transportit të qëndrueshëm dhe rritjen e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të 🇪🇺BE, edhe gjatë këtyre momenteve sfiduese, si dhe për angazhimin e Ambasadorit Luigi Soreca gjatë rrugëtimit tonë drejt së ardhmes europiane.