Lajmi i mirë! 300 punonjës të Administratës Publike do përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lajmi i mirë! 300 punonjës të Administratës Publike do përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese

300 punonjës të Administratës Publike do përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Lajmi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u bë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet nje postimi në rrjete sociale. Vëmendje të veçantë në këtë proces tha ai do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi dhe kuota shprehet Gonxhja do të jetë e përvitshme falë financimit nga Buxheti i Shtetit.

“Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, për 300 punonjës të Administratës Publike! Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të Administratës Publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë! Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë: arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga Buxheti i Shtetit, miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë me propozimin e MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit! Së shpejti, aplikimi në e-albania.al”, tha Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Qershor 2024