Lëvizja Sportive, finalet emocionuese mbyllën kapitullin e parë të historisë së re të Sportit në Shkollë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lëvizja Sportive, finalet emocionuese mbyllën kapitullin e parë të historisë së re të Sportit në Shkollë

Një finale emocionuese volejbolli mes ekipeve sportive të të rinjve, u zhvillua këtë pasdite në Durrës mes shkollave të mesme të qytetit, në kuadër të Projektit “Ekipet sportive në Shkolla”, financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë, si dhe promovimin e kulturës sportive për një jetë aktive, të shëndetshme, bazuar në parimet olimpike.

Ndeshja e skuadrave të vajzave u zhvillua mes shkollave “Leonik Tomeo” të Durrësit – “16 Shtatori” të Shijakut, ndërsa ajo për djem u zhvillua midis “Olsi Lasku” të Durrësit – “16 Shtatori” të Shijakut, me fitoren e shkollës “16 Shtatori” për vajza dhe për djem

Fituesit u duartrokitën nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndoqi me interes ndeshjen, së bashku me Kryetarin e Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, Kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emiriona Sako, si dhe qindra nxënës të tjerë, mësues dhe prindër, të pranishëm në Pallatin e Sportit  “Ramazan Njala”, të qytetit.

Kryeministri Rama përgëzoi të rinjtë për emocionet e dhuruara dhe i dorëzoi ekipit fitues medaljet e nderit.

Nga projekti “Ekipet sportive në Shkolla” përfitojnë direkt më shumë se 10,000 vajza dhe djem, në shkallë vendi, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete. Gjithashtu janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë.

Previous Ministrja Balluku në konferencën “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3”