Libra shkollorë falas për më shumë se 238 mijë nxënës
Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekstet shkollore falas në prag të vitit të ri shkollor 2024-2025.
Nga ky program përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.
Pajisja e nxënësve me libra falas u mundësua përmes financimit nga buxheti i shtetit me një fond prej 9 milion euro.
Programi i librave falas synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare në prag të vitit të ri shkollor.