Liderët e Europës priten nga Kryeministri Rama. Presidenti Michel: E ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin brenda BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Liderët e Europës priten nga Kryeministri Rama. Presidenti Michel: E ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin brenda BE

Për herë të parë në Tiranë po zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët kryesorë të Europës.

Agjenda e samitit ka nisur me pritjen e liderëve në sheshin “Italia” nga Kryeministri Edi Rama, të cilët më pas drejtohen drejt hotel “Mariot” në stadiumin ‘Air Albania’, ku do të zhvillohet mbledhja e samitit.

Pak pasi u prit nga Kryeministri Rama, foli për gazetarët Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili e cilësoi ditën e sotme një moment emocionues sepse për herë të parë samiti zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor.

“Është hera e parë që mbajmë një samit të BE këtu në një prej vendeve të rajonit. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë mëse e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin brenda BE”, tha Michel.

Samiti sipas tij dëshmon mbështetjen që Bashkimi Europian dëshiron t’i sjellë Ballkanit Perëndimor.

“Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming dhe një arritje konkrete në raport me çfarë kemi diskutuar në Bërdo, për bizneset. Një hap në drejtimin e duhur, mbështetja që duam t’i sjellim Ballkanit në raport me krizën energjitike dhe pasojat e agresionit rus. Kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar bashkëpunimin me rajonin”, përfundoi Michel.

Previous 70-vjetori i Univeristetit të Mjekësisë, Manastirliu: 700 mjekë të rinj me rihapjen e specializimeve në Mjekësi