Ligji i Arsimit Parauniversitar/ Ministrja Kushi konsultime me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar dhe Sindikatat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ligji i Arsimit Parauniversitar/ Ministrja Kushi konsultime me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar dhe Sindikatat

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka vijuar me konsultimet publike për Projektligjin e Arsimit Parauniversitar me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar dhe përfaqësues të Sindikatave.

Gjatë këtij takimi bashkëbisedues u ndanë opinione dhe sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm në ligj.

“Në vijim të konsultimeve publike të Projektligjit të Arsimit Parauniversitar mirëprita në MAS Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar dhe përfaqësues të Sindikatave të Arsimit, të cilët na ofruan mendime dhe sugjerime me vlerë për përmirësime të mëtejshme”- shkruan Ministrja Kushi në statusin e saj në rrjete sociale.

Propozimet e bëra për ndryshime në këtë projektligj synojnë implementimin konceptin e shkollave të mesme të bashkuara; edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë; sigurimi i të drejtës së nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik; përfshirja në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion; mbështetja institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore; ndalimi i përfshirjes në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

Previous Konsultimi Publik Për Projektligjin e Amnistisë Fiskale, pas aprovimit të idesë së saj nga publiku në Këshillimin e Parë Kombëtar

Leave Your Comment