Lituani, bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lituani, bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo.

***

Rachel Rizzo: Përshëndetje zonja dhe zotërinj dhe mirë se keni ardhur në forumin publik të NATO-s këtu në aneksin e Kongresit të Vilniusit.

Jam Rachel Rizzo, pjesëtare e Këshillit Atlantik  dhe jam e lumtur që të kem sot Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama dhe do të flasim për NATO-n, Ballkanin dhe çështje specifike të sigurisë për Shqipërinë, por nuk kemi shumë kohë dhe do të doja të futeshim drejt e në temë.

Zotëri, ju keni qenë një kampion i fjalës veçanërisht për pjesën e NATO-s, keni folur edhe për Ministrinë tuaj të Mbrojtjes që të rrisë me 2% buxhetin e mbrojtjes për vitin tjetër. Gjithashtu keni bërë dhe “tweet” para disa ditësh që ne mund të fitojmë në këtë moment vendimtar, pra pamë një moment uniteti që Turqia e la tashmë opozitën e saj kundrejt Suedisë, a do të shikojmë unitet përsa i përket gjuhës që do të dalë për Ukrainën? Çfarë mendimi keni ju?

Kryeministri Edi Rama: Së pari më lejoni t’ju them që të jesh kampion kur nuk ke për të marrë vendime të vështira është më e lehtë. Shqipëria është krenare dhe një vend i vogël i NATO-s dhe është një vend ku ne ndihemi shumë mirë për shumë arsye, por gjithashtu ndihemi mirë edhe për një arsye tjetër që nuk më takon mua që të marr vendime të vështira dhe të mëdha.

Nga ana tjetër po, mendoj që ka një qëllim të plotë për të vazhduar dhe mbështetur Ukrainën pa asnjë mëdyshje dhe të gjithë duket se janë të përkushtuar për të investuar më shumë në sektorin e mbrojtjes që është një lidhje direkte të asaj që po ndodh në Ukrainë dhe për ne vjen natyrshëm sepse ne e kemi mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë gjatë gjithë jetës së shtetit tonë. Ne kemi qenë të deprimuar pikërisht nga të drejtat me metodat më brutale të para ndonjëherë brenda perandorisë komuniste dhe Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7% deri në 1.2%. Pra, ne nuk kemi asgjë tjetër përveç një mirëkuptimi të plotë dhe një mbështetje të plotë nga i gjithë opinioni publik në Shqipëri dhe pyetja e madhe që gjithmonë shtrohet, është se si demokracitë mund t’i bëjnë ballë një diktatori ose një regjimi diktatorial në një konflikt sepse demokracitë duhet të luftojnë dhe në të njëjtën kohë duhet të dëgjojnë njerëzit. Ndërsa Vladimir Putin nuk ka kë tjetër kë të dëgjojë.

Rachel Rizzo: Përsa i përket Ukrainës, ne nuk e kemi ende komunikatën, ah ka dalë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e lexova por bie dakord me të.

Rachel Rizzo: Duket se gjuha thotë se për anëtarësimin e Ukrainës, aleatët do të bien dakord atëherë kur të plotësohen kushtet

Kryeministri Edi Rama: Shiko pak se edhe rumunët nuk e lexuan por gjithsesi ranë dakord.

Rachel Rizzo: Pra a duket kështu një përsëritje e Bukureshtit?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e përmenda Rumaninë për këtë, jo. Thjesht vetëm doja që shumë vende në këtë aleancë dhe që janë të lumtura për të qenë këtu dhe që mezi presin të provojnë veten e tyre..

Rachel Rizzo: Pra duke folur për Ballkanin Perëndimor ju keni thënë që Shqipëria është gati të shtojë numrin e trupave, gjithashtu keni thënë edhe rëndësinë e përkushtimit të NATOS-s në promovimin e stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Duket se ne kemi parë çfarë ka ndodhur midis Serbisë dhe Kosovës, edhe me Bosnjë Hercegovinën. Çfarë hapash konkretë duhet të marrë NATO për të përforcuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe a shikoni ndonjë rrezik shpërndarjeje duke parë që Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende anëtare të NATO-s?

Kryeministri Edi Rama: Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill që sot foli për këto tema sepse problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme dhe çfarë po ndodh, diçka që është me të vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë pikërisht grupet ekstreme në Kosovën e veriut ku është krijuar në vite si një vend parajse për aktivitete kriminale, të trafikimit të drogës, trafikimit të armëve, prodhimit të kriptomonedhave dhe aty ku kjo amalgamë, kjo përzierje e politikanëve lokalë me botën kriminale dhe me një përzierje të interesave të mafies, përballë shqetësimeve kombëtare dhe të drejtave të njeriut, mund të jetë në të vërtetë një situatë shpërthyese dhe prandaj mendoj se është koha që të kombinojmë tashmë këtë dialog të lehtësuar nga BE, këtë rrugë diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it.

Rachel Rizzo: Po, faleminderit. Duke parë rastin specifik të Shqipërisë që vendi juaj tashmë ka qenë viktimë e sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë në infrastrukturën kombëtare dhe për këtë ishte fajtor Irani, duke parë këtë situatë, çfarë mund apo duhet të bëjnë aleatët e NATO-s për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të rritu mbrojtjen e tyre kibernetike?

Kryeministri Edi Rama: Kjo është një sfidë tejet e madhe dhe besoj se do të zmadhohet edhe më tej me hyrjen në jetën tonë të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë dhe kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët, si shembull, mund të them që ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte apo të ndonjë konflikti, apo ndonjë beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë jemi mëse të lumtur që ta bëjmë sepse jo çdo ditë mund të jesh i dobishëm duke qenë kaq i vogël dhe jo çdo ditë, që në këtë jetë dikush të kërkon ndihmë. Pra praktikisht ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin MEK, grupin opozitar iranian që janë një kafshatë e fortë me thënë të drejtën sepse përndryshe ata do të ishin masakruar në Irak nga shërbimet sekrete iraniane dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetët e tyre dhe shpëtimin e jetëve shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori dhe i vetmi vend në Europë me popullatë më të madhe hebreje, sepse të gjithë ata u  ndjenë të sigurt në Shqipëri. Ne vend që të largoheshin nga vendi, po vinin gjithnjë e më shumë në Shqipëri dhe asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve dhe ne ishim shumë të lumtur që të prisnim 500 mijë refugjatë që i shpëtonin pikërisht spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit, i hapëm dyert për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri. Pra, ne bëmë po të njëjtën dhe me këtë grup opozitar iranian, por nuk është e njëjta në sensin, në kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane, megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do të qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike kundër regjimit. Fatkeqësisht, disa gjëra ndodhën dhe ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë, shumë i avancuar sa i përket shërbimeve kompjuterike dhe tashmë ishim një vend kryesor në Europë që jepnim shërbime online dhe ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike, na kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe nga Senati, por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme, nuk je më problem dhe ne po përpiqemi që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike por nuk është e lehtë.

Rachel Rizzo: A po bëhen hapa konkretë në këtë drejtim?

Kryeministri Edi Rama: Nga pala amerikane po thua?

Rachel Rizzo: Meqë po flisnit për paratë nga Kongresi.

Kryeministri Edi Rama: Varet çfarë do të thotë kuptimplotë për ju dhe çfarë mbështetje po marrim. Po regjistrohemi apo jo? Po na shohin? Jo, nuk janë mbështetës të plotë aq sa ne do të donim, le ta themi hapur dhe me këtë mund të bëjnë ç’të duan me këtë deklaratë.

Rachel Rizzo: Është një deklaratë e mirë për të qenë e regjistruar.

Kryeministri Edi Rama: Mund të më bëjnë mua çdo gjë, nuk ka problem.

Rachel Rizzo: Ne kemi dhe një audiencë në Washington që po na shikon online derisa të rregullojmë edhe lidhjet. Kemi dhe disa minuta dhe do doja të flisnim për diçka që është gjithashtu këtu në Samitin e NATO-s që është vënë në hije për shkak të diskutimit mbi Ukrainën dhe pjesën e Suedisë, por ka patur edhe marrëdhënie mes NATO-s dhe Oqeanit Indian dhe Azisë dhe Oqeanit Paqësor. Ata po shpenzojnë gati 7,2% të GTP-së së tyre dhe kanë një nga flotat më të mëdha. A e shikoni marrëdhëniet e NATO-s dhe vendeve të Oqeanit Indian dhe Paqësor, si janë dhe se si duhet të jenë këto marrëdhënie në të ardhmen?

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj së pari se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi ne i përkufizojmë të tjerët dhe përqasje që nuk janë të qarta, sjellin probleme. Pra, duke mos përkufizuar qartë Rusinë për një kohë të gjatë se çfarë ishte Rusia, ishte armik, ishte një kundërshtar, ishte një konkurrent apo ishte një vend mik ka krijuar hapësirë për konfuzion dhe për acarim dhe mendoj se është koha për të qenë të qenë të qartë mbi Kinën; çfarë është Kina për ne? Sigurisht nuk është armik, nuk është kundërshtar, është konkurrent dhe që në bazë të asaj që ne bëjmë, mund të jenë më të ashpër ose jo.  Ndërkohë, ne duhet të jemi të mirë-përgatitur për të bërë atë çfarë ne duhet të bëjmë, për të patur më shumë mirëkuptim dhe më shumë forca që të bashkohen me ne për të përballur të ardhmen.

Rachel Rizzo: Besoj se teknologjia dhe miqtë tanë nga Washingtoni në ekran…

Kryeministri Edi Rama: Është një debat i kontrolluar apo jo?

Rachel Rizzo: Po. I jap fjalën, ju lutem zonjë më jepni emrin dhe do jemi në gjendje t’iu dëgjojmë.

– Faleminderit kryeministër Rama që jeni këtu sot! Unë quhem Ana Maria de Baseli dhe jam studente e vitit të parë në Georgetoën. Vij nga Italia dhe pyetja ime është mbi Kinën dhe veçanërisht mbi ashpërsinë kineze në Mesdhe. Shqipëria ka investuar në infrastrukturë portuale por është e rrethuar nga vende që kanë pranuar investimet kineze në infrastrukturën portuale. Çfarë mendoni se NATO duhet të bëjë që të kundërshtojë depërtimin dhe ashpërsinë kineze në infrastrukturën ballkanike dhe atë mesdhetare?

Kryeministri Edi Rama: Më lejoni t’iu them që nuk jam në pozitën më të mirë për t’iu dhënë këshilla ose t’i jap leksione të tjerëve në lidhje me historinë. Ne nuk i kemi këto probleme sepse ne e kemi patur Kinën dhe Rusinë kur të gjithë vendosëm t’i lëshonin ato. Nëse në këtë vend ku ne jemi sot apo në vendet e ish Bashkimit Sovjetik statujat e Stalinit u hoqën nëpër bulevarde ne ende e kishim sepse ne e lamë bllokun komunist dhe traktatin e Varshavës në 1960 dhe arsyeja ishte që ne donim të ishim besnikë ndaj Stalinit dhe për ne të gjithë të tjerët ishin tradhtarë.

Më pas, u bashkuam me Kinën dhe bëmë pikërisht revolucionin kinez me ta që na erdhi në formën e, së pari, një deklarimi që Zoti është i paligjshëm si një refugjat i paligjshëm dhe shkatërruam 2400 e disa kisha dhe ndërtime fetare dhe shkatërruam në vitet ’70 të gjithë artin fetar. Pra, si Rusia dhe Kina janë martesa të vjetra që ne nuk do donim t’ riktheheshim.

Për të tjerët është ndryshe. Është histori ndryshe, qëndrime të tjera dhe Kina, me Kinën dhe Rusinë ne nuk është se kemi patur marrëdhënie. Thjesht imagjinoni, që prej 1990 kur ne morëm lirinë nuk ndodhi ndonjë vizitë zyrtare në nivel të lartë nga Shqipëria në Moskë apo nga krahu tjetër. Me Kinën është ndryshe sepse kemi marrëdhënie miqësore, por nuk është një vend, nuk është vendi ynë që kemi patur shumë investime kineze dhe ne nuk është se mirëpresim kaq fort investimet kineze. Them se i thashë të gjitha, që nuk do që t’i kthehesh një martese të vjetër.

Rachel Rizzo: Ka ndonjë pyetje tjetër nga Washingtoni apo t’i drejtohem audiencës se nuk po shoh ndonjë dorë të ngritur atje. Kemi dhe 1 minutë e 45 sekonda.

Kryeministri Edi Rama: Sepse është një debat i orkestruar. Duhet të ishte vetëm një pyetje. Tani kemi më shumë kohë. Kjo është tipike e një debati të kontrolluar.

– Jam Juxhina nga Këshilli i Atlantikut në Shqipëri. Pyetja ime ka të bëjë me turin tuaj ballkanik që ju e keni bërë ditët e fundit dhe ka të bëjë nëse ju keni besim në përgjigjet apo qëndrimet e BE-së përsa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në BE?

– Një pyetje pasuese. Çfarë mund të presim ne nga iniciativa e Berlinit nga takimi që do bëhet në Tiranë sa i përket aksesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi vuajtur shumë dhe kemi patur një depresion neurotik sepse nuk kemi patur hapjen e negociatave dhe në bazë të raportit të Komisionit ne ishim gati dhe në bazë të Këshillit të Europës ne nuk ishim gati dhe ishe sikur të na thoshe gjatë gjithë kohës që ne donin të na martonin, por nuk donin të na flisnin dhe nuk e di sesi mund të bëhej kjo gjë. Kur negociatat u hapën për ne, kjo ishte! Pse? Sepse ne donim pikërisht negociatat aq shumë, si një transferim dijesh unike për ndërtimin e shtetit. Nëse ka ndonjë dallim midis vendit tonë apo vendeve tona të Ballkanit Perëndimor që kanë një traditë të varfër të institucioneve dhe që janë mallkuar nga historia në një mënyrë kaq të ashpër dhe nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë për të ndërtuar shtete të besueshme me vendet që janë Iraku apo kushdo tjetër, dallimi është që ne jemi të bekuar që të jemi në mes të Europës dhe të kemi Bashkimin Europian, sepse BE-ja aq e tmerrshme që është që e bën BE-në që të vdesë nga mërzia, të ndihmon gjithashtu me një metodë të ndërtimit të institucioneve dhe sigurisht kjo nuk është diçka që vjen me kaq ngazëllim. Duhet të bësh gjithë ato detyra shtëpie dhe këto detyra shtëpie duhet të bëhen. Gjithmonë kam folur që negociatat duhet të hapen sa më shpejt që të jetë i mundur dhe më pas anëtarësimi duhet të vijë kur të vijë. Pra, nuk kemi pse të nxitohemi. Ne duhet të mësojmë që të drejtojmë makinën me shpejtësi nga më të ndryshmet dhe mos të thërrasim me të madhe që sapo të kemi patentën, të marrim makinën se më pas aksidentojmë të tjerët dhe kemi pasoja.

Në kohën që po jetojmë, duhet një përqasje tjetër nga BE-ja për sa i përket të bërit më shumë që ta bëjë Ballkanin të integruar dhe së pari nga ana financiare. Çfarë ndodhi gjatë këtyre krizave? Në fakt e ka zgjeruar boshllëkun midis nesh, pra si vende të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe kjo bazuar në llogaritje të thjeshta të parave që janë shpërndarë midis vendeve anëtare. Vendet tona anëtare që janë fqinje, pjesë e BE-së, i kishin të gjitha paketat dhe kontributet për të tejkaluar pandeminë, krizën energjitike, këtë apo tjetrën, gati 4800 euro për frymë. Ne kemi gati 1320 euro për kapital. Pra, disa fonde para aderimit duhet të strukturoren dhe negociatat politike dhe këto duhet të kombinohen me reforma me BE-në sepse vendimmarrja e BE-së është një rrëmujë. Pra nuk janë në gjendje që t’i marrin të gjitha vendimet me 27 vende. Të shtosh 6 dhe nga Ballkani që sjellin shumë entuziazëm dhe gëzim, por jo durim nuk do ta bëjë procesin e vendimmarrjes më të lehtë, supozoj. Pra duhet të jetë diçka e kombinuar, por në përfundim mund të themi çfarë të duam për BE-në, por një gjë është e sigurt, pa BE-në ne nuk do të ishim në gjendje të bënim as 90% të atyre që kemi kryer në 30 vitet e fundit dhe pa SHBA-të që kanë dhe ata gjithashtu problemet e tyre dhe ne mund të themi çfarë të duam, por ne nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim si komb shqiptar, pra nëse sot jemi të vendosur kaq mirë sa kemi kaq shumë progres të prekshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovën e lirë dhe të pavarur, pjesëmarrjen e plotë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në jetën politike të Maqedonisë së Veriut apo të shqiptarëve në Malin e Zi që përfaqësohen mirë dhe meqë ra fjala, 6 vende ballkanike, 3 kryeministra shqiptarë, diçka mund të mos shkojë mirë, por gjithsesi është diçka që të vjen mirë. Mendoj se nuk duhet asnjëherë ta harrojmë që ne jemi të bekuar që të jemi në zemër të Europës dhe të kemi këto dy aleanca strategjike të mëdha si SHBA-të dhe BE-ja dhe sigurisht pasi të kemi  kryer detyrat gjatë ditës, në mbrëmje mund të tallemi me ta sepse pa shakatë dhe humorin, Ballkani do të kishte vdekur me kohë.

Rachel Rizzo: Zoti kryeministër Rama, faleminderit që keni qenë me ne!

Previous Samiti i NATO-s në Vilnius, Shqipëria e angazhuar të shtojë shpenzimet për Mbrojtjen