Lushnje, Transformimi urban vijon në arteriet kryesore të qytetit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lushnje, Transformimi urban vijon në arteriet kryesore të qytetit

Transformimi urban i rrugëve lokale dhe rajonale po vijon në të gjitha qytetet e vendit, përmes projekteve që përmirësojnë dhe modernizojnë infrastrukturën, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve.

Një projekt transformues është edhe ai për rehabilitimin e Unazës “Vath Koreshi”, të Lushnjës, një arterie kryesore e qytetit, ku shtrihet dhe pjesa më e madhe e bizneseve, e cila po transformohet në një aks të rilindur urban me standarde të reja, ndërkohë që po përfundon edhe investimi i transformimit të përroit, ku do të shtohet fondi i gjelbër i qytetit e do të krijohet akses i ri për makinat e këmbësorët

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në terren punimet për rehabilitimin e kësaj rruge që do të përmirësojë qarkullimin dhe lehtësojë lëvizjen e banorëve në zonën juglindore të qytetit të Lushnjës.

“Dua t’ju falënderojmë për këtë investim kaq madhor. Kjo është unaza “Vath Koreshi’’, një nga arteriet kryesore të qytetit të Lushnjës. Ka një gjatësi prej 2.2 km dhe një gjerësi 19 metër. Ky është edhe segmenti që ka shtrirjen më të madhe të zonës se biznesit. Është menduar me dy sense kalimi dhe me trotuare në të dy anët që do të jenë rreth 3 m të gjerë. – shpjegoi Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, ndërsa shtoi se “Është punuar me infrastrukturën nëntokësore. Janë vendosur kanalizimet e ujërave të zeza dhe për ujërat e bardha. Gjithë këto segmente që po vazhdojnë në vijim janë segmente të reja që ne po hapim në bazë zgjerimit dhe krijimit të shëtitoreve të reja. Kjo ka qenë e gjitha me kallama dhe ferra e mbushur. Përgjatë gjithë këtij segmenti jemi që të bëjmë edhe unifikimin e fasadave, si në biznes si në banesa private.” – u shpreh ajo.

Përfundimi i projektit garanton ofrimin e një rruge me standarde krejtësisht të reja, me 4 korsi, ndërtim dhe sistemin të kanalizimeve, rikonstruksion të shtresave rrugore, sistemim të ujit të shiut, rrjetit inxhinierik, zgjerimin e trotuareve dhe pajisjen me sinjalistikë rrugore.

Previous Java Ndërkomëtare e Sipërmarrjes 2023