Manastirliu: Gati investimi madhor për transformimin e spitalit rajonal të Lezhës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Gati investimi madhor për transformimin e spitalit rajonal të Lezhës

“Prioritet fuqizimi i shërbimit spitalor në të gjithë qarkun e Lezhës. Kemi përfunduar Spitalin e Laçit, kemi filluar punën për rehabilitim në Spitalin Bashkiak të Mirditës dhe tashmë jemi gati për investimin në spitalin e Lezhës”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me drejtuesin politik të qarkut Lezhë, Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu, kanë parë nga afër investimet në Spitalin Rajonal të Lezhës, duke bërë me dije investimin madhor që fillon këtë vit për rikonstruksionin e godinës qendrore të këtij spitali.
“Jemi këtu për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët lezhjanë, fillimin e një investimi të rëndësishëm për rehabilitimin e godinës qendrore të Spitalit Rajonal të Lezhës, një investim i cili do të përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali”,- beri me dije Manastirliu.
Ndërkohë Spitali Rajonal i Lezhës është pajisur me aparaturën e re DEXA, duke shtuar një shërbim të ri për qytetarët.
“Pajisja më e re për matjen e densimetrisë konckore, vërtetë ka përmirësuar shërbimet dhe ka mbyllur një cikël të shërbimeve sa i përket imazherisë në këtë spital”, tha Manastirliu.
Ministri Drejtësise dhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja ka vlerësuar punën e stafeve mjekësore të këtij spitali, teksa vuri theksin tek invetsimet bashkëkohore në këtë spital.
“Spitali i Lezhës do të ofrojë të gjitha shërbimet cilësore. Posaçërisht këtu në Lezhë është meritë e mjekëve dhe infermierëve që shërbejnë në këtë strukturë dhe që në vijim do të kenë në dispozicion një sistem spitalor modern dhe pajisjet e tekonologjisë së fundit”,- tha Manja.
Pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Lezhës, investimi në godinën qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përmbyll ciklin e investimit në këtë spital. Investimi do të përfshijë godinën qendrore të spitalit, siperfaqje ndertimi rreth 4.000 m2, ku përfshihen të gjithë shërbimet me shtretër, reanimacioni, urgjencat peadiatrike dhe ato për të rritur, terapia intensive, pediatria, kirurgjia, me një kapacitet 117 shtretër.
Me ndërtimin e Spitalit të Kurbinit, fillimit të punimeve për Spitalin e Mirditës, investimi i ri në Spitalin e Lezhës përmbyll ciklin e investimeve të shërbimit spitalor në këtë qark.
Previous Ministrja Xhaçka takon Admiralin Bauer: Vlerësim për rolin e Shqipërisë si aleate e besueshme në adresimin e sfidave të sigurisë