Manastirliu jep lajmin e mirë: Rriten 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve, shpërblim financiar për mjekët specialistë që punojnë larg vendbanimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu jep lajmin e mirë: Rriten 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve, shpërblim financiar për mjekët specialistë që punojnë larg vendbanimit

Përfitojnë rreth 19 mijë punonjës të shëndetësisë në të gjitha nivelet e shërbimit

Rriten me 6% pagat e personelit shëndetësor në të gjitha nivelet, mjekë, infermierë, imazheristë, teknikë laboratori, urgjentistë, epidemiologë etj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e rritjes së pagave dhe mbështetjes për mjekët specialistë, pas vendimeve të marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

““Duke filluar nga data 1 Korrik, ashtu sikurse ne e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazherisë, të gjithë profesionistët e shëndetësisë që ofrojnë shërbime për qytetarët, paga e tyre rritet me 6%. Dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë, që ofrojnë shërbimet në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, në atë parësor dhe atë spitalor. Gjithashtu dhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi gjithashtu edhe vendimin për një shpërblim financiar për mjekët që kanë përfunduar specializimin dhe e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit.

“Qeveria shqiptare ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimit dhe në bazë të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë e ushtrojnë profesionin e tyre larg vendbanimit, në spitalet rajonale, do të përfitojnë këtë shpërblim financiar mbi pagën dhe kjo do të hyjë në fuqi menjëherë me miratimin nga qeveria të kësaj rritjeje dhe këtij shpërblimi financiar. Nga ky shpërblim do të përfitojnë rreth 300 mjekë, të cilët kanë përfunduar specializimin dhe do të përfundojnë specializimet dhe do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë tre vjeçare, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu.

Rritjen e pagave me 6% e përfitojnë mbi 19 mijë punonjës të shëndetësisë, nga urgjenca kombëtare, në shërbimin e shëndetit publik, në qendrat e kujdesit parësor dhe në shërbimin spitalor. Ky vendim i qeverisë vjen në vazhdën e politikës së rritjes së pagave të ndërmarrë në këto vite për stafet mjekësore, pagat e të cilëve janë rritur me 63%. Pas rritjes me 40% në vitin e pandemisë, rritja e pagave do të vijojë me 40% sërish në këtë mandat qeverisës, duke filluar nga viti 2022 me rritjen prej 6% të pagave. Efekti financiar i rritjes së pagave dhe shpërblimeve është rreth 10 milion dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 Korrik 2022.

Previous Kryeministri i Shqipërisë shprehet: BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i tretë

Leave Your Comment