Manastirliu: Më shumë investime për kërkimin shkencor në universitete - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Më shumë investime për kërkimin shkencor në universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zgjeruar investimet për zhvillimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, duke synuar të rrisë cilësinë e arsimit dhe zhvillimit teknologjik.

Ministrja Ogerta Manastirliu theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës kërkimore, gjatë vizitës në Universitetin Politeknik të Tiranës, në dy laboratorët e rinj, Laboratorin e Makinave Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Laboratorin e Provave në Vibrime në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

“Universiteti Politeknik i Tiranës, si investimet në infrastrukturë edhe në projektet e kërkim zhvillimi, ka pasur 10 projekte të financuara, ndërkohë që në të gjithë universitetet, si dhe në akademi dhe biznes janë mbi 130 projekte të kërkimit të financuara.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Dy laboratorë e rinj janë të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHI).

Laboratori i Makinave Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe synon të përmirësojë përgatitjen praktike të  studentëve, por nga ana tjetër do të shërbejnë dhe për nxitjen dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e makinave elektrike.

Po ashtu Laboratori i Provave në Vibrime në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike u krijua për të avancuar kërkimin në mekanikën e vibrimeve dhe do tu shërbejë studentëve për studime të avancuara në programet master dhe doktoratë.

Ministrja Manastirliu tha se investimet do të vijojnë me mbështetjen e projekteve të kërkim zhvillimit shkencor.

“Me miratimin e buxhetit të ri, do të hapim më shpejt thirrjen për projekte kërkimore dhe investime në fushën e shkencës dhe teknologjisë, duke përforcuar rolin e universiteteve tona si qendra të zhvillimit dhe inovacionit,” theksoi Manastirliu.

Këto investime janë një hap i rëndësishëm për të nxitur dhe forcuar kërkimin shkencor duke krijuar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik në universitete tona.

Previous Koçiu-kryetarëve të Bashkive: Aplikoni për përfitim financimi nga Fondi Social, prioritet ngritja e shërbimeve të munguara