Manastirliu në Durrës: Investime në spital dhe poliklinikë, gati për aplikimin e autonomisë spitalore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në Durrës: Investime në spital dhe poliklinikë, gati për aplikimin e autonomisë spitalore

“Këtë vit investojmë për rikonstruksionin e Poliklinikave të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit”.
Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të Durrësit, salla e re e operacionit për shërbimin e Urgjencës, me aparatura të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako dhe deputetja Klodiana Spahiu kanë parë nga afër investimet në këtë spital.
“Me këtë investim në sallën e kirugjisë së urgjencës, duke vlerësuar të nevojshme ndryshimin dhe rifreskimin e pajisjeve në këtë sallë, por edhe krijimin e mundësisë për të pasur aparatura të gjeneratës së fundit, kjo bërthamë brenda strukturës së urgjencës dhe spitalit të Durrësit, tashmë ndryshon tërësisht shërbimin”,- tha Manastirliu.
Nga Spitali Rajonal i Durrësit, Ministrja Manastirliu foli për implementimin e reformës së autonomisë spitalore:
“Bëhemi gati edhe për të aplikuar modelin e ri të Autonomisë Spitalore, sipas ligjit të ri të shërbimit spitalor që ne kemi aprovuar. Në spitalet që me të vertetë kanë kapacitet, edhe mundësinë që të shkojnë drejt modelit të ri menaxherial, për të ofruar sa më shumë shërbime cilësore, por edhe për të pasur efiçencë në përdorimin e burimeve financiare e njerëzore”,- tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu është ndalur në një tjetër investim që sapo është çelur, atë të Poliklinikës së qytetit të Durrësit.
“Kemi mundësinë që tashmë me buxhetin e 2023-shit, jo vetëm poliklinika e Durrësit, por gjithashtu edhe poliklinika e Shkodrës, e Elbasanit të futen në proceset e rehabilitimit, për të siguruar që shërbimet në nivelin ambulator të jenë sa më efektive, sa më cilësore dhe të kemi mundësi që të ofrojmë për qytetarët një standard të lartë të shërbimit”, – u shpreh Manastirliu.
Investimet në Spitalin e Durrësit me sallën e re të operacionin në Urgjencë si dhe rikonstruksioni i plotë i Poliklinikës së qytetit, janë dy investime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që synojnë përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët por edhe do të forcimin e kapaciteteve përgjatë sezonit turistik, në një prej zonave më të frekuentuara nga turistët dhe pushuesit.
Previous Shoqëritë tregtare dhe raportimi financiar, përafrim legjislacioni me atë të BE