Manastirliu, në Forumin Botëror të Edukimit në Londër: Shqipëria po ndjek praktikat më të mira botërore për përfshirjen e teknologjisë, synojmë shtrirjen e laboratorëve smart në të gjitha shkollat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu, në Forumin Botëror të Edukimit në Londër: Shqipëria po ndjek praktikat më të mira botërore për përfshirjen e teknologjisë, synojmë shtrirjen e laboratorëve smart në të gjitha shkollat

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit që po zhvillohet në Londër bashkë me 100 Ministra të Arsimit nga e gjithë bota ku kanë ndarë eksperiencat e tyre dhe kanë diskutuar në panele të ndryshme për të ardhmen e politikave arsimore globale.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu solli përvojën shqiptare të reformave që Ministria e Arsimit dhe Sportit, së bashku me qeverinë shqiptare, ka ndërmarrë për përmirësimin e sistemit arsimor. Ajo vuri theksin te Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

“Theksova reformat që Ministria e Arsimit dhe Sportit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë për sa i përket përmirësimit të sistemit arsimor. Duke nisur nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve që tashmë ka filluar dhe ku po trajnohen më shumë se 4000 mësues të shkencave, matematikës, të teknologjisë dhe informacionit.

Theksova punën që ka nisur për modernizimin e kornizës kurrikulare për ta përfshirë teknologjinë e informacionit si pjesë të gjithë lëndëve, por nga ana tjetër edhe për çfarë Shqipëria po bën në kuadër të zgjerimit të SmartLab-eve me programin e kodimit që  në klasë të parë që ne presim që ta shtrijmë edhe ne 200 shkolla brenda këtij viti dhe deri në vitin 2026 për të përfshirë të gjitha shkollat në rang vendi.”, tha Ministrja Manastirliu.

Pjesëmarrja e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të ndjekur praktikat më të mira globale dhe për të avancuar në fushën e arsimit përmes inovacionit dhe teknologjisë.

“Përpjekjet për ta përfshirë teknologjinë, inovacionin dhe inteligjencën artificiale, të gjitha vendet po e shohin si pjesë të kurrikulave në tërësi të sistemeve arsimore qoftë në programet e trajnimit të mësuesve por edhe në programet e të mësuarit, të arsimit parauniversitar por nga ana tjetër dhe atij universitar dhe nëpërmjet investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën digjitale dhe gjithashtu internetit të shpejtësisë së lartë që është një prej rekuizitave për të arritur maksimumin edhe për sa i përket përfshirjes të teknologjisë në sistemet arsimore.” tha Ministrja Manastirliu.

Previous Balluku inspekton punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës