Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë, i cili ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë investimit të qeverisë shqiptare.

“Ky është një investim madhor shumë i rëndësishëm për Vorën. Gjimnazi “Isa Boletini” do të mirëpresë mbi 350 nxënës që në fillim të këtij viti shkollor. Mësuesit tashmë do të kenë kushte pune shumë të mira për të realizuar planet e tyre mësimore, sidomos në lëndët shkencore, pasi kemi ndërtuar 4 laboratorë të veçantë për kimi, fizikë, biologji dhe informatikë. Në të njëjtën kohë, investimet në ambientet sportive do të mundësojnë zbatimin e programit “Shkolla, qendër komunitare”, duke i ofruar kështu komunitetit të Vorës një mundësi të re për t’u angazhuar në aktivitetet sportive”, tha Manastirliu.

Kjo shkollë e rilindur është pjesë e një investimi të gjerë në infrastrukturën arsimore të bashkisë Vorë, ku janë rindërtuar gjithsej 6 shkolla dhe 3 kopshte, duke përfshirë financimet nga buxheti i shtetit dhe Programin EU4School. Përfitues të këtyre investimeve janë 1,700 nxënës dhe 127 mësues.

“Falë Programit të Rindërtimit dhe mbështetjes financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Vorë janë dy shkolla që janë gati të hapin dyert në prag të vitit të ri shkollor, shkolla e Picarit dhe gjimnazi “Isa Boletini”.  Përveç tyre, në të gjithë vendin janë 25 objekte arsimore që kanë përfunduar dhe janë të gatshme për vitin e ri shkollor 2024-2025, ndërsa puna vazhdon në objekte të tjera, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti shkollor.”

Përveç infrastrukturës shkollore, është siguruar dhe shpërndarja e librave falas për nxënësit e kësaj shkolle. Në gjithë Shqipërinë janë rreth 238 mijë nxënës që do të përfitojnë librat falas, përfshirë nxënësit e klasave I-IX dhe 12,500 nxënës të gjimnazeve të cilët janë pjesë e kategorive sociale me mbështetje ekonomike, pa mbështetje prindërore, fëmijë me aftësi të veçanta dhe ata nga komuniteti rom dhe egjiptian.

“Shpërndarja e librave falas për nxënësit tashmë po realizohet në shkolla apo në pikat e distribucionit. Janë 238 mijë nxënës të cilëve do t’u ofrohen librat falas, përfshirë nxënësit e klasave I-IX dhe 12,500 nxënës të gjimnazeve që i përkasin kategorive sociale, falë mbështetjes specifike të shtetit.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Previous Ministrja Koçiu në Qendrën “Me një ndalesë” në Fier: Shërbime të integruara për trajtimin e rasteve të dhunës edhe në qarqe të tjera.