Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu deklaroi në Kuvend se politikat sociale të qeverisë kanë rezultuar efektive, me rezultate të prekshme tek rritja e shënjestrimit të familjeve më në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike.
“Sipas të dhënave të EU-SILC 2020, të botuar nga INSTAT rezulton që shpërndarja e përfitimit të ndihmës ekonomike mbulon 82,5% nga quintili i parë dhe i dytë (ose i dy grupeve të para të popullatës së vlerësuar), ndërkohë sipas studimit të Bankës Botërore skema e vjetër e ndihmës ekonomike arrinte të mbulonte përpara reformës që ne ndërmorëm, vetëm 22% të familjeve të varfëra”-tha Manastirliu.
Duke folur për rritjen e mbështetjes për familjhet dhe individët në skemën e ndrihmës ekonomike, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Gjatë krizës natyrore të tërmetit dhe gjatë pandemisë, e gjithë vëmëndja ka shkuar për mbrojtjen e atyre më në nevojë përmes paketave të solidaritetit dhe rezistencës sociale. Këtë jemi duke bërë edhe tani, për ti mbështetur nga kriza aktuale, e shkaktuar nga inflacioni i luftës se Putinit, duke forcuar mburojën sociale: Nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të financimit të skemës së NE për mbi 64 mijë familje e individë. Fondi total për këtë program nga 3,6 mld në 2013 shkon në 7,2 mld në 2023”, tha Manastirliu.
Skema e ndihmës ekonomike është rritur vetëm brenda këtij viti me 20% për të gjitha familjet përfituese të skemës; është dyfishuar për nënat me dy fëmijë e më shumë fëmijë si dje për të moshuarit pa pension pleqërie; është trefishuar për femijët pa kujdes prindëror.