Manastirliu në Kuvend: Politikë e re sociale për nënat me shumë fëmijë, aplikimi online tek e-Albania - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në Kuvend: Politikë e re sociale për nënat me shumë fëmijë, aplikimi online tek e-Albania

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu deklaroi në Kuvend se nga Janari 2023 nis zbatimi i politikës së re të mbështetjes së nënave të papuna më shumë fëmijë, të cilave do t’i njihen si vite punë 5 vitet e para të kujdesit për fëmijën e tretë.
Një nismë e iniciuar nga anketimi përmes këshillimit kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë.
“Program i ri i mbështëtjes së nënave me tre e më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të cilët kanë të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur deri në 5 vitet e para të fëmijës së tretë edhe më shumë, e duke i subvencionuar nga shteti kontributet shoqërore e shëndetësore, do të jetë një program që do të jetë lehtësisht i akseseueshëm për të gjitha nënat që do të aplikojnë në këtë program nëpërmjet platformës online e-Albania. Duke siguruar që çdo e dhënë të merret e kryqëzuar nga sistemet e databazave shtetërore, për ta bërë sa më të lehtë, sa më të aksesueshëm për të gjithë ato nëna që do të aplikojnë, në mënyrë të menjëhershme, duke pasur një përgjigje në kohë reale”-tha Mnastirliu.
Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu tha:
“Vetëm gjatë këtij viti ne rritëm më 20% masën e ndihmës ekonomike. Dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, pas dyfishimit të masës së ndihmës për nënat me tre e më shumë fëmijë. Po kështu, dyfishuam masën e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar e pa pension social. Mbështetëm gjithashtu, personat me aftësi të kufizuara, ata para dhe tetraplegjik dhe të verbërit, duke filluar nga 1 tetori i këtij viti për ndihmën për konsumin e energjisë elektrike, masë e cila do të qëndrojë jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe gjatë 2023-shit e në vijim”-tha Manastirliu.
Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do ti subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin e vitit 2023. Një plan projekt të cilit i është përcaktuar një fond i posatçëm prej 600 milion lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Dhjetor 2022