Manastirliu në Qendrën e Trajtimit të Viktimave të Dhunës: Fuqizojmë shërbimet për gratë, financojmë 35 shërbime me Fondin Social - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në Qendrën e Trajtimit të Viktimave të Dhunës: Fuqizojmë shërbimet për gratë, financojmë 35 shërbime me Fondin Social

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, në përmbylljen e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, ka takuar gra dhe vajza, që i kanë thënë jo dhunës në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.

Duke folur për fuqizimin e grave dhe vajzave ministrja Manastirliu tha:
“Ne do të jemi gjithmonë krah për punësimin, për integrimin, për kujdesin për arsim profesional. Në këtë qendër, ashtu sikurse në të gjithë protokollet tona, që ne kemi në të gjitha shërbimet e specializuara në të gjithë vendin, ndiqet një plan individual për çdo rast edhe për çdo grua, por gjithashtu edhe për fëmijët”-tha Manastirliu.
Në 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas ministrja foli për zgjerimin e strukturave:
“Kemi arritur që deri më sot të kemi 35 shërbime të specializuara në rang vendi për të trajtuar rastet dhe viktimat e dhunës në familje. Është e rëndësishme që sa më shumë të rriten rastet e denoncimeve, aq më shumë ndërgjegjësohet shoqëria, aq më shumë ndërgjegjësohen edhe vetë gratë, që ka mekanizma, që ka qendra të emergjencës, ka shërbime që i mbështesin ato duke filluar pikë së pari nga strukturat e Policisë së Shtetit që është dera e parë për urdhërat e menjëhershëm të mbrojtjes. E më pas tek shërbimet e specializuara sikurse është kjo qendër”- u shpreh Manastirliu
Duke folur për mbështetjen e grave, Manastirliu tha:
“Ne jemi duke iniciuar një politikë të re, një program që nis nga viti tjetër për gratë e papuna që kanë tre fëmijë të mitur, për t’i mundësuar që në pesë vitet e fëmijës, pesë vitet e kujdesit të fëmijës së tretë, të katërt e kështu me rradhë t’i kenë të subvencionuara sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”-tha Manastirlu.
Nëpërmjet Fondit Social është mbështetur financimi i shërbimeve në çdo bashki të vendit, përmes projekteve të cilat kanë në fokus ngritjen e shërbimeve rehabilituese dhe riintegruese për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje. Projekte nga ku kanë përfituar rreth 500 gra dhe fëmijët e tyre, financimi i të cilave vazhdon edhe për vitin 2022 e në vijim.
Previous Stamboll, Turqi, Kryeministri Edi Rama në TRT World Forum