Manastirliu në SmartLab-in e ri të shkollës “Klodian Tanushi”: 50 shkolla në Tiranë me laboratorë inteligjentë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në SmartLab-in e ri të shkollës “Klodian Tanushi”: 50 shkolla në Tiranë me laboratorë inteligjentë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Klodian Tanushi” në Qesarakë, për të parë nga afër laboratorin Smart, një prej investimeve më të fundit në infrastrukturën arsimore të vendit. Shkolla “Klodian Tanushi” është një nga 50 laboratorët që janë vendosur në shkollat e Tiranës për modernizimin e mësimdhënies përmes teknologjisë digjitale.

“Kemi bërë një investim të rëndësishëm për të krijuar një laborator që i shërben fëmijëve që nga klasa e parë, jo vetëm për të mësuar rreth Teknologjisë së Informacionit, por edhe për të zhvilluar aftësi të domosdoshme si kodimi, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve,” u shpreh Manastirliu gjatë vizitës së saj.

Ministrja theksoi se këta laboratorë janë tashmë në funksion në më shumë se 300 shkolla.

“Ne jemi duke e pilotuar në më shumë se 300 shkolla dhe jemi në nivelet ku më shumë se 35 mijë nxënës janë përfshirë falë investimeve të qeverisë shqiptare dhe partnerëve të tjerë në krijimin e rrjetit të laboratorëve inteligjent”, tha Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi gjithashtu përparësitë e programit kombëtar të trajnimit të mësuesve në aftësimin e tyre me njohuri digjitale.

“Ne tashmë kemi trajnuar përmes Programit Kombëtarë të Zhvillimit Profesional të Mësuesve mbi 600 mësues, 200 drejtorë shkollash për kurrikulën re të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, tha Manastirliu.

Ministrja u ndal në fund dhe te plani për zgjerimin e investimeve me zgjerimin e rrjetit të laboratorëve për instalimin e 654 laboratorëve Smart të rinj gjatë dy viteve të ardhshëm në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze në të gjithë vendin.

Previous Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për periudhën 9-mujore 2024