Manastirliu: Ngritëm 40 shërbime sociale me Fondin Social, përfitojnë mbi 10 mijë fëmijë, gra e të moshuar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Ngritëm 40 shërbime sociale me Fondin Social, përfitojnë mbi 10 mijë fëmijë, gra e të moshuar

Qendra Polifunksionale në Shushicë të Elbasanit është një ndër qendrat që është ngritur me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes instrumentit të Fondit Social për pushtetin vendor. Në një aktivitet të organizuar në ambientet e kësaj qendre, për të prezantuar shërbimet sociale të qarkut të Elbasanit, merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan të PS, Damian Gjiknuri, kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, si edhe partnerë nga organizata të ndryshme. Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu tha se në tre vjet janë ngritur 40 shërbime sociale në territor, përmes Fondit Social.
“Kemi mundësuar ngritjen e 40 qendrave sociale dhe shërbimeve sociale në bashki dhe në qarqe. Qarku i Elbasanit është një qark kampion për rritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale me modele fantastike në territor. Deri më sot kemi mundësuar që më shumë se 10 mijë e 400 individë përfshirë nga fëmijët, deri tek të moshuarit që marrin shërbime shumë kualitative, me standardet e miratuara nga Fondi Social, nëpërmjet përkushtimit dhe punës të bashkive tona”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, vlerësoi faktin se shërbimet e reja të ngritura në bashki, përmes mekanizmit financiar të qeverisë, atë të Fondit Social, po realizohen me profesionistë të fushës.
“Janë 287 profesionistë, nga punonjës socialë, tek psikologë, tek kujdestarët, tek ndihmësit në rrjetin e shërbimeve sociale të financuara nga Fondi Social, që punojnë me kategoritë në nevojë. Kemi garantuar që nëpërmjet statusit të Punonjësit Social, çdo punonjës social, ashtu sikurse çdo psikolog, është i liçensuar. Pra dimë, që shërbimet sociale bëhen nga profesionistë që dinë veprojnë, që kemi garanci që veprojnë sipas protokolleve dhe standardeve më të mira dhe mbështesin më këto standarde të gjitha kategoritë apo individët që janë në nevojë dhe marrin shërbime në këto qendra”, tha Manastirliu.
Ministrja Manatirliu bëri me dije se një risi do të jetë ofrimi i shërbimeve sociale të lëvizshme për t’u ardhur në ndihmë të gjithë individëve që nuk kanë mundësi për t’i aksesuar këto qendra në territor.
Duke thënë se Fondi Social është një instrument i rëndësishëm për njerëzit në nevojë, Drejtuesi Politik i PS për qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri tha: “Mbrojtja sociale është gjë shumë e rëndësishme aq më tepër e shtrirë dhe bashkëpunuar në nivel lokal. Ky Fond i qeverisë i krijuar vitet e fundit po i vjen në ndihmë bashkive në këtë drejtim. Është dimension shumë i rëndësishëm”.
Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor. Një mekanizëm i tillë mundëson financimin në të gjithë territorin, duke balancuar edhe shpërndarjen e tij sipas nevojave në nivel lokal.
Deri tani përmes Fondit Social është bërë e mundur: Krijimi dhe funksionimi për herë të parë i shërbimit lëvizës në banesë për personat me aftësi të kufizuar; Krijimi dhe funksionimini për herë të parë i shërbimit të Asistencës Shtëpiake për të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur, apo për persona me probleme të shëndetit mendor. Janë ngritur 8 Shërbime Lëvizëse Komunitare në nivel Bashkie; 14 Qendra Komunitare Multifunksionale; 5 shërbime emergjence multifunksionale për grupet në situatë risku dhe viktimat e dhunës në familje; 13 shërbime të specializuara në 6 qarqe dhe në partneritet me OJF-të partnere. Deri para krijimit të Fondit Social, 27 bashki nuk kishin asnjë shërbim social në territor. Sot, janë financuar të 27-a këto bashki, duke e çuar në 59 numrin e bashkive që ofrojnë shërbime sociale.
Previous Ibrahimaj: Turizmi është sektor strategjik, do të vijojmë mbështetjen për zhvillimin e tij

Leave Your Comment