Manastirliu: Nis sot shpërndarja e testeve model për provimet e Maturës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Nis sot shpërndarja e testeve model për provimet e Maturës

Nga sot 16 janar, publikohen testet model të provimeve të maturës shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Kjo është një nga risitë e maturës shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara se vitet e shkuara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare. Gjatë një takim me hartuesit e fondit të pyetjeve të maturës shtetërore, ministrja e arsimit dhe sportit ogerta manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.

Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e ministrisë së arsimit, u vu theksi nevoja për pyetje të qarta dhe të drejtpërdrejta që shmangin çdo lloj paqartësie te nxënësit, duke i ndihmuar ato të aplikojnë njohuritë e tyre në mënyrën më efikase.

Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët, duke i ndihmuar ata të përballojnë me sukses sfidat e provimeve të maturës shtetërore.

Ftojmë të gjithë mësuesit dhe maturantët të shfrytëzojnë këto materiale në mënyrën më të mirë të mundshme, për përgatitjen e provimeve në linkun e mëposhtëm.

http://qsha.gov.al/msh.html

Previous Fjala e Ministrit Igli Hasani në Konferencën e përbashkët për Shtyp me homologen e tij, Znj. Donika Gërvalla Schwarz