Manastirliu takon mjekët specializantë pa kontratë me MSHMS: Rritje page dhe mundësi punësimi për të gjithë në sektorin publik - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu takon mjekët specializantë pa kontratë me MSHMS: Rritje page dhe mundësi punësimi për të gjithë në sektorin publik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mjekët specializantë që përfundojnë këtë vit ciklin e studimeve, të cilët nuk kanë kontratë me MSHMS, duke i’u bërë me dije mundësitë e punësimit në të gjithë në sektorin shëndetësor publik.
“Sot kam kërkuar këtë takim me ju për t’ju ftuar të bëheni pjesë e sistemit shëndetësor publik në spitalet tona në mbarë vendin, nga veri në jug, dyert për ju janë hapur dhe mezi ju presin kolegët tuaj, mjekët që tashmë janë specializuar së bashku me ju dhe kanë një kontratë të lidhur me MSHMS, sipas nevojave të vendit, duke u atashuar në spitalet tona rajonale dhe bashkiake”,- tha Ministrja Manastirliu në fjalën e saj.
Duke folur për investimet në sistemin shëndetësor të cilat, siç u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, janë të prekshme në spitale e poliklinika, Manastirliu foli edhe për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.
“Rritja historike e pagave për mjekët specialist, është edhe një motivim për mjekët e rinj që të japin më të mirën nga vetja. Rritja e pagave për mjekët specialistë me 50.000 lekë të reja është një mbështetje e cila rrit nivelin e profesionistëve dhe gjithashtu angazhon më shumë forcën e dedikuar në sistemin shëndetësor publik. Ne do të vijojmë rritjen e pagave edhe për vitin 2024 për mjekët e familjes edhe për infermierët me një mbështetje të targetuar, njësoj sikurse e bëmë me mjekët specialistë”,- theksoi Manastirliu.
Rreth 200 mjekë specialistë kanë përfunduar këtë vit specializimin. 60 prej tyre do të atashohen në spitalet rajonale, me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, teksa për 140 mjekët e tjerë specialistë, do të garantohen alternativa punësimi në strukturat shëndetësore publike nga veriu në jug.

Previous Ministrja Ibrahimaj viziton Panairin e Punës dhe Aftësive, ofrohen 1200 vende të lira pune