Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve lançuan sot projektin e ri për punësimin e të të dënuarve në Institucionet e Egzekutimeve të Vendimeve Penale. “Janë 380 të dënuar si fazë e parë që do të punësohen nga administrata e burgjeve në IEVP e republikës. Sot startojmë me Durrësin, ku kanë filluar punën 15 të dënuarit e parë. Eshtë një program ambicioz, që implementohet për herë të parë me ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, është shprehur z.Manja. Ai ka shpjeguar se punësimi I personave që vuajnë dënimin në institucionet shqiptare, nuk do të jenë vetëm në administratën e burgjeve, por edhe në sektorin privat. “ Në burgun e Fierit po diskutohet të punësohen 200 të dënuar në sektorin privat, po ashtu edhe 70 të dënuar në IEVP e Reçit. Në total siç e thashë do të jenë 380 të punësuar në këtë fazë të parë nga administrata dhe 300 në bashkëpunim me sektorin privat. Në lidhje me punësimet në bashkëpunim me sektorin privat, jemi në bisedime me shumë kompani, kryesisht në fushën e fasonerive”, tha Ministri I Drejtësisë duke nënvizuar se synohet punësimi I 680 të burgosurve deri në fund të vitit. Ai shpjegoi edhe mënyrën e pagesës që do të kryhet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ku të punësuarit në administratën e burgjeve dhe që paguhen me fondin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të kenë 25 përqind të pagës së funksionit që kryejnë, ndërkohë që të punësuarit në sektorin privat do të paguhen me pagën minimale. Në kuadrin e vjetër ligjor, puna e të dënuarve shpërblehej me zbritje të ditëve të dënimit. Në projektin e punësimit mund të përfshihen vetëm të dënuarit me vendim të formës së prerë.
mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al