Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë zyrtarizuar më datë 13.11.2023, një marrëveshje dy-palëshe në Romë, të Italisë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të MD, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.
Kjo marrëveshje do t’i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC.
“Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim! Një marrëveshje shumë e rëndësishme për Drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimi për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor”, – tha Manja.