Manja pas mbledhjes së qeverisë: Në parlament dy konventa të rëndësishme
Manja për deputetin përballë drejtësisë: Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë. Kush shkel ligjin, përgjegjësi individuale
Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, ka shpjeguar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, dy projektligje të rëndësishme të miratuara, që kanë ardhur si propozim i Ministrisë së Drejtësisë: Ratifikimin konventës për aksesin në dokumentat zyrtare dhe ratifikimin e konventës për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale. “Me ratifikimin në Parlament të këtyre dy konventave dhe me nënshkrimin nga shtetet pjesmarrëse, ato do të bëhen pjesë e të drejtës sonë të brendshme dhe do të jenë një përforcim I kuadrit të brendshëm ligjor të vendit tonë në drejtim të të drejtës së informimit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale”, ka thënë Manja. Sipas tij, konventa mbi aksesin në dokumentat zyrtare, është tregues i vullnetit të fortë të maxhorancës për transparencën e autoriteteve publike si një element thelbësor i qeverisjes së hapur dhe i pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrjet të rëndësishme në çështje me interes publik. Ndërkohë për konventën e dytë që ka të bëjë me përpunimin automatik të të dhënave personale, e cila ka 35 vjet që shërben si bazë e legjislacionit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave në mbi 40 shtete, Manja u shpreh se me hyrjen në fuqi të saj, rriten standartet e mbrojtjes së të dhënave personale për qytetarët shqiptarë njësoj si për të gjithë shtetasit e Bashkimit Europian.
Ministri i Drejtësisë, i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me përballjen me drejtësinë të deputetit të maxhorancës.
Pyetje: Z. Ministër një tjetër i zgjedhur socialist do të përballet me Drejtësinë. A nuk mendoni se ka ardhur koha që Partia Socialiste të mbajë përgjegjësi dhe atë vijën e kuqe që aq shumë e përmendni ta vendosni para se t’u jepni poste të rëndësishme?
Përgjigje z.Ulsi Manja: Në fakt pyetja juaj ka të bëjë me çështjet e drejtësisë edhe qëndrimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste sa herë ka të bëjë me çështjet e drejtësisë ka qenë i qartë: Çështjet e drejtësisë, janë çështje të organeve të drejtësisë. Ne inkurajojmë drejtësinë për të kryer hetime të shpejta dhe objektive, për çështje sensitive dhe që i përgjigjen interesit publik. Ne kemi ndërrmarrë si qeveri dhe si Parti Socialiste, një nga kryereformat e këtyre viteve, që është Reforma në Drejtësi. Dhe ne kemi qënë të bindur kur e kemi ndërrmarrë këtë reformë në drejtësi, sot më shumë se kurrë, sepse kjo ishte aspirata e 99 përqind e qytetarëve shqiptarë, për të pasur një drejtësi të pavarur, të ndershme dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Qëndrimi ynë është i qartë, e përsëris: Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë. Kushdo që shkel ligjin, përgjegjësinë penale e ka individuale. Partia Socialiste është lokomotiva e qeverisjes në Shqipëri, e votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur