“Match-Maker Albania 2025” - Rritje e besimit tek Shqipëria si destinacion për investime dhe novacion - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Match-Maker Albania 2025” – Rritje e besimit tek Shqipëria si destinacion për investime dhe novacion

Match-Maker Albania 2025”, eventi më i madh i vitit për biznesin, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tëInvestimeve nisi sot në Tiranë, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”.

Kjo platformë e krijuar për të nxitur partneritete dhe bashkëpunim, është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investimet vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani botërore.

Kryeministri Edi Rama përshëndeti nisjen e eventit duke theksuar se kjo është koha më e mirë për të investuar nëShqipëri. Jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka. Një vend shumë i mirë po ashtu për t’u bërë bashkë aktorë lokalë dhe aktorë ndërkombëtarë të biznesit.” – u shpreh ai.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Shpresoj vërtetë që ju e dini se të zhvillosh një vend duhet të fitosh zgjedhje, kështu që më vjen vërtetë keq për vonesën, por ishte diçka që lidhej me zgjedhjet ndaj do të më mirëkuptonit që nuk ishte diçka që doja ta shkaktoja, por e shkaktova sepse kisha diçka më pak interesante, por shumë të rëndësishme për të bërë. Kështu që ju kërkoj ndjesë për këtë!

Se dyti, nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë sepse jam i sigurt që keni ardhur tashmë këtu, ndaj s’keni nevojë të bindeni për të ardhur, por dua të them thjeshtë për këdo që ka ardhur të hedhe një sy këtu, duhet të kuptojë që kjo është koha për të investuar në Shqipëri.

Është koha për të blerë qoftë dhe një gur në Shqipëri sepse nesër do jetë vonë, nesër të gjithë do duan të vijnë, të gjithë do duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që, çfarë do doni të blini, blijeni tani. Çfarëdo do donit të bënit, bëjeni tani. Sado të doni që të bëni në fitime, bëjeni tani sepse është një moment në kohë ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka dhe për mundësitë e jashtëzakonshme, por kur të gjithë ta marrin vesh, nuk do të jetë kaq e lehtë sa ç’është sot edhe pse dje ka qenë më e lehtë, por edhe sot është mjaft e lehtë.

Thënë kjo dua t’ju them se shifrat ndërkohë sapo fillojnë të bëhen mjaft të rëndësishme sa i takon vëllimit të investimeve, sa i takon vëllimit të turistëve, vëllimit të gjitha llojeve të eksport-importeve dhe të gjitha llojet e shprehjeve të interesit si në hapësirën bregdetare, ashtu dhe në atë malore. Kështu që jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka. Një vend shumë i mirë po ashtu për tu bërë bashkë aktorë lokalë dhe aktorë ndërkombëtarë të biznesit.

E fundit, por jo nga rëndësia, ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri, që është gjithçka që dikush mund të kërkojë në male, por për të gjithë ata që e njohin Shqipërinë përmes detit apo përmes qyteteve të saj dhe mendon që ka parë më të mirën po ju them që më e mira është në male dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male është diçka që do t’i shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë dhe me shifra të shumëfishta në një të ardhme jo të largët, por të afërt.

Kështu, dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu.

Dua të falënderoj ata që kanë ardhur këtu për herë të parë. Dua po kështu të falënderoj të gjithë ata që janë këtu dhe që jetojnë këtu sepse më duhet të vlerësoj për durimin që patën, duke pritur e pritur që ky takim të niste.

Edhe një herë ndjesë për vonesën dhe do t’ju them që nuk do gjeni ndonjë ballkanas tjetër që t’ju kërkojë ndjesë dy herë dhe të mos marrë duartrokitje.

Faleminderit! 

Previous Me talentet shqiptare në fushën e teknologjisë që drejtojnë biznese reale me produkte mbresëlënëse