MatchMaker Albania 2026, Shqipëria promovon mundësitë për biznes dhe investime

Për të dytin vit radhazi në Tiranë zhvillohet MatchMaker Albania, i cili është kthyer në një vendtakim strategjik mes investitorëve, kompanive dhe institucioneve vendase dhe ndërkombëtare. Mbi 1,000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara nën organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të promovojnë Shqipërinë si destinacion të besueshëm dhe inovativ për investime.

Në ceremoninë e hapjes, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e të rinjve shqiptarë dhe përkushtimin e ekipit të AIDA-s në zhvillimin e platformës MatchMaker. Ai nënvizoi përparimin e si dhe theksoi se Shqipëria është bërë një destinacion për investitorët ndërkombëtarë.

Kryeministri gjithashtu përmendi transformimin e Shqipërisë nga një vend me burime të kufizuara dhe turizëm të përkohshëm, në një ekonomi të hapur dhe të diversifikuar, ku eksportet shqiptare mbërrijnë tashmë në rreth 100 vende.

***

Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Faleminderit!

Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur këtu nga vende dhe destinacione të tjera dhe faleminderit të gjithëve, atyre që janë këtu që përfaqësojnë komunitetin shqiptar të sipërmarrësve.

Dua të sigurohem që të gjithë ta dinë që ai qeni që çeli këtë seancë është i prodhuar në Shqipëri dhe është puna e një ekipi të jashtëzakonshëm të rinjsh shqiptarë të talentuar, që shpresoj do të bëjnë më shumë dhe do të jenë një përfitim mjaft i madh për fushën tonë, industrinë tonë ushtarake. Kështu që faleminderit!

Për të folur për këtë ngjarje, dua të citoj një mik të ndjerë, shkrimtar i famshëm shqiptar, Moikom Zeqo, i cili në një vepër kushtuar historisë së Kishës së Labovës së Kryqit, është një kishë shumë e bukur pranë Gjirokastrës, shkroi për panairin e Shën Mërisë, organizuar asokohe, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Justinianit në shekullin e VI.

Një ditë përpara panairit, tregtarët shtegtues mbërrinin nga Gjirokastra, nga Libohova për të tregtuar zejet e prodhimet e tyre ushqimore në një vend që njihej si Lëmi i Valleve. Blerësit, 10-12 mijë pelegrinët që kalonin tre netë lutjeje brenda kishës. Më vonë, panairët kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të rrëfyer histori në po të njëjtin vend. Panairi i parë pas rënies së regjimit komunist Fiera del Levante. Në zanafillë të viteve ’30 ishte koha prej nga nisi kjo lidhje, por u deshën 50  vjet që të kthehej sërish. Gjatë panairit të parë fare të Levantes në ‘30, Shqipëria rrekej të hidhte në tregun e turizmit banjat e veta termale dhe pak produktet e veta ushqimore dhe tekstile.

Në panairin e çelur sërish të Levantes, pamë të niste një histori e re, që zuri fill me një krahë të lirë pune, duke qënë se varfëria ishte avantazh për të tërhequr të huajt që kërkonin vende ku të mund të jashtë kontrakraktonin aktivitetet e veta. Kështu që ky vend u bë hapësira ku moria prej Valentinove, Dolce Gabanave e të tjerë gjetën parajsën e tyre, mjaft fitimprurëse të krahut shumë të lirë të punës, falë grave të jashtëzakonshme të përkushtuara.

Më pas Shqipëria hyri në një fazë të re, ndjekur nga panairët e kutive të misterit, gati të eksplorohej si një premtim ekzotik. E ja ku vijmë sot. Në një epokë ndryshe, në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe, një kohë ndryshe për ne, po aq ç’është për botën. Dhe në fakt, gjëja më e mirë është që sot Shqipëria reflekton kohën e botës dhe ndërkohë vetëm pak javë më parë, Panairi Botëror në Berlin na tregon që Shqipëria nuk është më një tokë e premtuar për një të nesërme më të mirë, por një vend të cilin të gjithë duhet ta shohin, e ku të gjithë duhet të hidhen të bëjnë sikur nuk ka të nesërme. Gati të mik presim, gati të ofrojmë, gati të ndërtojmë ekosisteme që përshtaten me nevojat e sipërmarrësve, gati të lidhim bizneset, njerëzit, ambiciet.

Matchmaker nisi si histori suksesi falë këtij personi, individi të shkëlqyer dhe ambicioz që drejton agjencinë AIDA dhe dua ta falenderoj atë dhe ekipin e saj që e kanë sjellë, e kanë çuar në një nivel tjetër këtë agjenci. Megjithatë, vlen të thuhet që mund ta bëjnë, sepse kanë shumë gjëra për të treguar.

Sot është më e lehtë se ç’ka qenë për të bërë që njerëzit të vijnë dhe të kthehen në Shqipëri.

Ky panair ka katër fusha që reflektojnë në fakt thelbin e ndryshimit që modeli ynë ekonomik ka sjellë.

Së pari sigurisht është turizmi dhe projektet moderne urbane. Nga një vend i turizmit të

aventurës për vetëm një apo dy muaj në vit dhe për një numër të kufizuar njerëzish, Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin disa prej ndryshimeve më të mëdha, jo vetëm në kuptimin e shifrave, por në kuptimin e një portofoli shumë të larmishëm mundësish, që shkon nga turistët individualë të cilëve ju pëlqen të “humbin” në majat e maleve te grupet e mëdha të turistëve që duan të vijnë, të eksplorojnë kryeqytetin tonë, bregdetin tonë, luginat, liqenet, bujqësinë, agroturizmin tonë e kështu me radhë. Kështu që, ky është vendi, pa asnjë dyshim!

Dhe jemi shumë të lumtur të shohim që jo vetëm ambicia jonë, por edhe ambicia e atyre që kthejnë sytë nga Shqipëria si tokë mundësish, po rritet dita ditës.

Po përgatitemi që të prezantohen disa investime shumë të mëdha, të cilat janë në gamën e miliardave e miliardave dhe synojmë të promovojmë jo vetëm destinacionet turistike të Shqipërisë, por një turizëm të një profili tjetër, të një cilësie tjetër, të një niveli tjetër të të kuptuarit e të të kujdesurit për qëndrueshmërinë.

Shtylla e dytë është bujqësia inteligjente që shfaqet, a duket ende si një fushë sfiduese, por ku po ndodhin shumë gjëra e ku shumë produkte të prodhuara në Shqipëri po zhvillohen me shpejtësi mjaft të madhe. Prodhimet shqiptare tani më mbërrijnë në tryezat e rreth 100 vendeve në mbarë botën dhe ne besojmë fort se objektivi ynë për t’i çuar eksportet e këtij vendi të vogël në 1 miliardë euro është brenda mundësisë sonë.

E treta janë horizontet digjitale, teknologjia, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, ekonomia digjitale dhe jemi shumë krenarë që jemi vendi i parë që i ka lënë hapësirë edhe në qeveri një ministreje të Inteligjencës Artificiale, dhe po ecën shumë mirë, meqë ra fjala, dhe po bëhet gati të kthehet sërish në vëmendje me ca lajme tejet të mira.

Jemi mjaft të vetëdijshëm që digjitalizimi për ne përfaqëson bekim, si për shumë vende që janë në zhvillim, sepse është një mundësi unike për të kapërcyer përpara dhe për të mbyllur brenda një kohe shumë të shkurtër hendeqe historike, që tjetërsoj nuk do të mund të mbylleshin në gamën e një brezi apo në afatin kohor të një brezi apo dy.

Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia aspak, energjia nga një sektor i cili për një kohë kaq të gjatë lidhej me kufizimet, me paqëndrueshmërinë, me varësinë nga kushtet natyrore, është bërë tashmë sektor që lidhet me diversifikimin, me vizionin afatgjatë, me novacionin. Ashtu siç e përmendi ministri, ne, me shumë krenari, po diversifikojmë portofolin e prodhimit të energjisë dhe në mënyrë të qëndrueshme, po ecim drejt objektivit të madh ambicioz të sovranitetit të plotë. Për të arritur një kohë e një të ardhme ku asgjë të mos jetë e paparashikueshme, kështu që ne besojmë që Shqipëria, deri në fund të kësaj dekade, të jetë sovrane dhe që të sigurojë energjinë e vet në mënyrë sovrane dhe pa gjejeni, në mënyrë të ripërtëritshme.

Kur njerëzit flasin për Shqipërinë, në fakt bien pre ndonjëherë lehtësisht e disa stereotipeve si korrupsioni, krimi i organizuar e kështu me radhë, por kjo nuk është Shqipëria. Ne nuk kemi më shumë korrupsion se çdokush tjetër dhe jo më shumë krim të organizuar se çdokush tjetër dhe nuk do të përmend këtu portet në Europë, duke e nisur nga i yni, por duke shkuar te ca më të mëdhenj. Nuk do të përmend, në fakt, po themi xhirot apo qarkullimin e drogës në Europë, nuk do të përmend sasitë, rrjetet, trafikantët në Europë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë, por për gjithkënd që thotë se jemi më të këqinj, i them: shihni veten.  Dhe le të bëjmë punën tonë e le të bëhemi më të mirë. Dhe ne po e bëjmë e po bëhemi çdo ditë e më të mirë.

Sot, si dëshmi ndryshimi, kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak milionë turistë, me 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 milionë turistë dhe me 1.6 miliardë investime të huaja të drejtpërdrejta në vit.

Nuk më duket si një vend që po vuan nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar. Më duket si një vend i cili po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ky është fakt.

Në fakt, do të isha shumë i lumtur nëqoftëse do të bëhej një votim i fshehtë këtu, në fakt, e di që është e pamundur, por do ta bëja. Do të doja votën e fshehtë nga të gjithë ata investues të huaj që vijnë, që punojnë për Shqipërinë apo që punojnë me Shqipërinë. Dhe do të përfshija një pyetje mjaft të thjeshtë: a keni pasur eksperiencë korrupsioni?

Dhe unë synoj të marr 98%  “jo”. Pra, ne do të synojmë të arrijmë 100 %, por të gjithë ata që këndojnë këtë refren çdo ditë e përsëri duhet të ndalen, ju lutem.

Në përmbyllje, dua të them, se në 1935, revista “Minerva”, e një prej grave të para botuese, që quhej Ikbale Çika, jo lehtë për t’u shqiptuar, por shumë i bukur tingëlluar në shqip, botoi me krenari stendat shqiptare në panairin e Fiera del Levante përmes një reportazhi të veçantë drejtpërdrejtë nga Bari.

Në themel po themi të ofensivës karizmatike të Shqipërisë ishte një foto bardhë e zi të rakisë së bërë në shtëpi dhe në fakt mendoj që ishte një strategji e shkëlqyer, për të përdorur paksa alkool, paksa një prezantim emocional, për të ftuar italianët nga bregu tjetër i Adriatikut që të vinin e të deheshin më lehtësisht sesa me verën e tyre të mrekullueshme.

Sot në stendën “Takohu me qeverinë”, nuk do gjeni vetëm raki, po do gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni. Do t’ju bëj që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti i më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf, e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë; për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ka shumë për të thënë sot, por do të ndalem këtu, duke qenë se fjala ime tashmë ishte e gjatë, krahasuar, ose në përputhje me zakonin tim.

Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur këtu. Ka disa njerëz këtu që nuk do të ishin të pranishëm, jo shumë vite më parë, sepse Shqipëria për ta do të ishte një rrezik i madh dhe dua të përmend veçanërisht disa persona të cilët i respektoj pafund për kapacitetin që kanë për të studiuar e këqyrur me kujdes, për durimin e tyre, për të hartuar strategji, për kujdesin e tyre unik natyrisht që vijnë nga Gjermania. Njerëzit e “Lidl” që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë, dhe ashtu siç më thotë dikush kur vijnë gjermanët, atëherë vërtetë je në një nivel tjetër. Kështu që faleminderit shumë!