Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” drejt infrastrukturës së standardeve më të mira europiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” drejt infrastrukturës së standardeve më të mira europiane

Një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturat spitalore të kryeqytetit është tashmë drejt realizimit të plotë. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, me vlera, jo vetëm për shkak të shërbimit që kryen, – me pritjen e 20 mijë pacientëve në vit – por edhe historike si ndërtesë, është në fazën e fundit të përfundimit të punimeve të rindërtimit bashkë me zgjerimin e kapaciteteve me një godinë të re, me teknologji të standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Maternitetin e ri, ku pritet të hapë dyert së shpejti krahu modern i kompleksit, me kushte optimale dhe aparatura bashkëkohore, ndërkohë që do të nisë edhe rindërtimi i pjesës së vjetër.

Infrastruktura e re do të ketë dyfishim të shtretërve në terapinë intensive, 360 shtretër për pacientët; 7 salla operacioni & 6 salla lindjeje; Sallë urgjence dhe kushte optimale për triazhin; Shërbim i modernizuar i neonatologjisë dhe Qendër e re e Prematuritetit për kujdesin ndaj nënave me shtatzani të rrezikuar dhe foshnjave të lindura para kohe.

“Rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po realizohet me dy faza. Faza e parë që ka të bëjë dhe me ndërtimin e godinës kryesore, diku tek 6000 metra katrorë ka përfunduar në fund të vitit që shkoi, ndërkohë që ka filluar rikonstruksioni i fazës së dytë me ambientet e shërbimit të neonatologjisë. Ndërkohë që këtu në godinën e re, tre kate mbi tokë dhe një kat nën tokë janë shërbimet kryesore; shërbimi i obstetrikë dhe gjinekologjisë, ndërkohë që kemi edhe shërbimin e imazherisë, kemi qendrën e gruas në krah të majtë që është e gjitha e ndërtuar e re, ndërkohë që shërbimi i urgjencës së bashku me triazhin organizohen në katin e parë. Në katin e dytë kemi të organizuar shërbimin e obstetrikës. Godina e re ka 6 salla operacioni dhe 7 salla lindjeje. Kemi dyfishuar kapacitetet.  Nga 260 shtretër që janë aktualisht, kapacitetet e shtretërve janë rritur në 360. Secili nga shërbimet ka edhe shërbimin intensiv. Ndërkohë që punimet priten të përfundojnë brenda këtij viti, së bashku të dyja fazat, së bashku me mobilimin dhe me pajisje të teknologjisë së lartë. Është një investim i buxhetit të shtetit.  – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila shtoi ndër të tjera se punimet për godinën tjetër përbëjnë fazën e dytë.

“Aty po bëjmë shërbimin e neonatologjisë dhe kështu kompletohet i gjithë korpusi spitalor, këtu ndërkohë që tek faza e dytë, krahas shërbimit të neonatologjisë, kemi qendrën e prematuritetit e ndarë në dy klinika; klinika për nënat që kanë risk të lartë gjatë shtatzënisë dhe me klinikën për fëmijët që lindin prematur. Për hir të vërtetës, është qendër e re që krijohet këtu dhe vjen si rezultat edhe i shtimit dhe organizimit të ambienteve të reja.

Trupa mjekësore e nivelit të lartë do të kenë në dispozicion një maternitet të standardeve më të mira europiane.

Previous Mundësi të reja për praktika profesionale të studentëve / Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor marrëveshje me Universtitetin e Tiranës