Për tu ardhur në ndihmë maturantëve të këtij viti Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore kanë publikuar modele të testeve të ngjashme për provimet e Maturës Shtetërore 2023.
Këto modele testesh përfshijnë 3 lëndët e detyruara, përkatësisht gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe lëndët me zgjedhje.
Postimi i Ministres Kushi:
Me qëllim mbështetjen e maturantëve të këtij viti gjatë fazës së përgatitjeve për Maturën Shtetërore, kemi publikuar disa modele testesh paraprake për të gjitha provimet, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj, si dhe lëndët me zgjedhje.
Gjeni më poshtë linkun e këtyre testeve model:
Suksese të gjithë maturantëve!