Në bashkëpunim me Zyrat Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri dhe Kosovë, në 14 shkurt, u zhvillua një takim informues për organizatat rinore të Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të Thirrjes për projektet “Rritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë”. Në takim morën pjesë mbi 50 organizata dhe ndër të tjera, u prezantua përgatitja e një aplikimi të suksesshëm në Thirrjen e Programit Erasmus+ për projektet, të cilat do të jenë të hapura për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim nxitjen e partneriteteve dhe aplikimeve të përbashkëta në thirrje. Takime të tilla nxisin sinergji dhe bashkëpunime të mira sipas standarteve më të mira evropiane, jo vetëm në hartimin dhe shkrimin e projekteve, por edhe në zbatimin e projekteve fituese.
mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al