“Mbi 4 mijë mësues të trajnuar”, Manastirliu në Kuvend shpall prioritet dhe planin e masave për rritjen e cilësisë në arsim - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Mbi 4 mijë mësues të trajnuar”, Manastirliu në Kuvend shpall prioritet dhe planin e masave për rritjen e cilësisë në arsim

Ministrja e Arsimit shpalosi sot në Kuvend një strategji të re për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri dhe rritjen e performancës në testet ndërkombëtare, si pjesë e përgatitjes për testin PISA 2025.
“Tre janë prioritetet tona absolute për të pasur një arsim cilësor. E para rritja e pagave dhe motivimi i mësuesve. E dyta, modernizimi i kornizës kurrikulare lidhur me aftësisë teknologjike. E treta investimet në infrastrukturën shkollore dhe në digjitalizim, jemi të vendosur për ti realizuar në mënyrë që ëndrrën që shqiptaret kanë për të pasur një arsim më cilësor ta bëjmë sa më shpejtë realitet. Shqipëria ‘20-‘30 është garantuar që do të këtë një arsim shumë më cilësore, i cili i përgjigjet aftësive që kërkon shekulli 21.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manstirliu.

Përsa i përket testimit Ndërkombëtar “Pisa 2025” Ministrja Manastirliu tha se ka nisur zbatimin e një plani afatmesëm veprimi, i cili përfshin një sërë masash kryesore.
Së pari, mësuesit dhe nxënësit janë furnizuar me materiale dhe modele pyetjesh të vlerësimit PISA në fushat kryesore të leximit, matematikës dhe shkencave.
Gjithashtu, janë organizuar trajnime për mësuesit në këto fusha, të cilat kanë përfshirë 1442 mësues në të gjithë vendin. Trajnimet synojnë njohjen me mënyrën e testimit, hartimin e pyetjeve, dhe kodimin e përgjigjeve, duke i bërë mësuesit më të aftë për të udhëhequr nxënësit e tyre. Një tjetër masë ka qenë trajnimi i nxënësve në shkollat e përzgjedhura, duke u ofruar atyre informacione dhe modele testimesh për t’i përgatitur për testin PISA. Pas këtyre trajnimeve, është zhvilluar një test provë në 29 shkolla, me pjesëmarrjen e 588 nxënësve. Testi u zhvillua në 13 ZVAP dhe përfshiu 36 shkolla dhe 2552 nxënës. Ky test u realizua në variantin CBA (vlerësim në kompjuter) dhe përfundoi më 30 prill 2024.
Ministrja theksoi se këto rezultate tregojnë një përmirësim të rëndësishëm në krahasim me testin PISA 2022, veçanërisht në fushat e shkencave dhe leximit. Ajo shprehu optimizëm për një performancë më të mirë në PISA 2025 dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj strategjie në afat të gjatë.
Në fund, Ministrja theksoi nevojën për adaptim të vazhdueshëm të sistemit arsimor, për të krijuar mundësi të barabarta dhe një ekosistem arsimor që i përgjigjet nevojave të kohës.

Previous “Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, me një siguri në nivelin më të lartë”