Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara. Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vazhdon monitorimin e kujdesshëm me veterinerët zyrtarë në të gjithë territorit të vendit.
Në përputhje me Planin e Kontigjencës, në zonën e mbrojtur 3 km dhe në zonën e mbikëqyrjes 10 km është kontrolluar rregullisht territori në stabilimente, ferma e oborre. Vazhdon kontrolli i territorit edhe në liqene, laguna dhe në tregjet e palicensuara Nga kontrolli i kryer nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur
Po ashtu, sipas Planit të Kontigjencës, vazhdon dezinfektimi i vatrave.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.
Eshtë e nevojshme të sigurojmë vazhdmisht konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në pikat tregtare të qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.
Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.