Mbledhja e KKIE, Ministrja Xhaçka: Raporti pozitiv i KE, shtysë për ta bërë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mbledhja e KKIE, Ministrja Xhaçka: Raporti pozitiv i KE, shtysë për ta bërë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me raportin e KE për Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Ministrja Xhaçka theksoi se raporti njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

“Ajo që spikat në këtë raport është vlerësimi që i bëhet rolit të Shqipërisë si një partner aktiv dhe i besueshëm i BE, me një politikë të jashtme që bazohet në vlerat evropiane dhe të linjëzuar plotësisht me deklaratat dhe vendimet kufizuese të BE-së në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë. Ne e shohim rrugën përpara, i dimë detyrat tona. Do të jetë një rrugë e vështirë, por ne duhet të jemi bashkë në këtë proces. Detyrimi ynë i përbashkët është ta bëjmë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE”, tha ajo.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2022, i cili publikua më datë 13 tetor, është një dokument pune që pasi identifikon arritjet, përcakton fushat se ku do të përqëndrohet puna e përbashkët dhe dialogu me Komisionin Evropian në javët dhe muajt që vijnë.

Previous Plotësimi i nevojave me mjekë e infermierë, Manastirliu: 200 studentë më shumë tek Mjekësia dhe Infermieria këtë vit akademik