Mblidhet Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mblidhet Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan:

Pata kënaqësinë sot të kem në Tiranë Komitetin e Përbashkët midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, përsa i përket zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe atyre industriale.

Me ministrin e Energjisë së Republikës së Azerbajxhanit ne kemi një bashkëpunim të hershëm përsa i përket të gjitha çështjeve energjetike dhe mbështetjeve që ne marrim nga Qeveria e Azerbajxhanit, por sot biseda qe mjaft konstruktive dhe Komiteti i krijuar dy palësh arriti në disa konkluzione që më pas u firmosën në një protokoll midis dy grupeve.

Duhet thënë që patjetër fusha energjetike është ajo që ka interesin më të madh midis dy palëve, duke patur parasysh projektet e rëndësishme që kemi, si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP, gazi i lëngshëm në portin e Triportit të Vlorës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme që ne prej kohësh i kemi komunikuar me publikun.

Por, nga ana tjetër edhe në fushën e agrikulturës, por edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës u diskutuan gjatë të gjitha mënyrat sesi mund të bashkëpunojmë nga shkëmbimi i eksperiencave dhe deri tek mbështetja e ndërsjellët midis dy vendeve.

Ndërkohë duhet pasur parasysh që një tjetër fushë interesi midis dy vendeve tona është ajo e transportit, duke vënë një fokus kryesor në transportin e aviacionit civil. Pra, aviacioni civil ishte nga çështjet që diskutuam sot pasi një linjë direkte midis dy vendeve tona, midis dy kryeqyteteve Baku dhe Tiranës është një kërkesë e të dyja qeverive.

Duhet thënë që ky Komitet është ngritur në një moment shumë të rëndësishëm në vitin e 30-të, ne festojmë tashmë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe në një moment kur marrëdhëniet tona janë shumë intensive dhe në kuadrin më të mirë të këtyre 30 viteve.

Unë do të desha ti lë fjalën kolegun tim dhe patjetër ne në të ardhmen do të kemi mundësi që të adresojmë të gjitha ato hapa që do të hidhen, pasi me firmosjen e protokollit sot tashmë nis puna konkrete për realizimin e gjithçkaje që ndërmorëm dhe u angazhuam sot në tryezën e përbashkët.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 4 Maj 2023