Prononcimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë Ministerialit të Komunitetit të Energjisë mbajtur në Tepelenë:
Për vitin 2023 Shqipëria mban Presidencën e Komunitetit të Energjisë. Kështu që ishte radha jonë për të organizuar Ministerialin e Qershorit dhe vendosëm që ta bënim në brigjet e Vjosës, për ti prezantuar të gjithë ministrave pjesëmarrës edhe të gjithë drejtorëve të përgjithshëm të ardhur nga Komisioni Europian, parkun më të mi kombëtar, parkun e Vjosës.
Së bashku me Mirela Kumbaron kemi qenë pritësit e këtij eventi në një nga hotelet e reja të ndërtuar në Ujin e Ftohtë, ku për të thënë të drejtën edhe turizmi shqiptar duhet të jetë krenar për gjithë këto iniciativa të reja.
Gjatë Ministerialit të sotëm është diskutuar sigurisht agjenda e dekarbonizimit, si një nga më të rëndësishmet për sa i përket Bashkimit Europian dhe vendeve të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por duhet thënë që Shqipëria qëndron në pozicionin më të mirë pasi padyshim dekarbonzimi për Shqipërinë është një çështje që nuk e shqetëson vendin tonë. I vetmi emetim në Republikën e Shqipërisë vjen nga transporti edhe kjo një çështje që po e mitigojmë prej kohësh duke vendosur parametrat e duhura të Bashkimit Europian për përdorimin e automjeteve dhe vitin e prodhimit të tyre, ndërkohë që vendet e tjera sigurisht e kanë një sfidë të madhe si Kosova, Serbia Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe të gjithë anëtarët e tjerë të kthimin Ministriali.
Duhet thënë gjithashtu që kemi diskutuar për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe disa prej shteteve pjesëmarrëse kanë lajmëruar Sekretariatin e Energjisë se tashmë do të fillojnë që të bëjnë edhe ata garat e tyre, përsa i përket parqeve të energjisë fotovoltaike dhe eolike. Edhe një herë duhet thënë që Shqipëria edhe në këtë rast qëndron në vendin e parë, pasi ne kemi nisur garat e hapura ndërkombëtare për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe atyre eolike prej disa vitesh, duke pasur rezultate të prekshme dhe të qenësishme dhe sot këto parqe po ndërtohen.
Pa dyshim një lajm i mirë që kemi marrë sot nga drejtori i përgjithshëm i Komisionit për sa i përket çështjeve të klimës është që gjatë ditës së sotme në Bruksel ka pasur një mbledhje të liderëve, të cilët kanë vendosur të aprovojnë propozimin e Presidentes Von der Leyen për të shtuar dy miliardë euro paketës së ndihmës për Ballkanin Perëndimor. Ky është një lajm i gëzuar sigurisht për të gjitha vendet, por nga ana tjetër na krijon sfida të rejave pasi është një garë e hapur, një kompeticion midis vendeve për të ofertuar projekte të maturuara dhe projekte të cilat janë bazuara mbi prodhimin e energjisë të rinovueshme dhe sidomos efiçencës së energjisë.
Shqipëria ka përmbushur një pjesë shumë të madhe të kërkesave të Bashkimit Europian dhe sot në fazat e negocimit kur ne ndodhemi për anëtarësimin në Bashkimin Europian, realisht ashtu si energjia edhe pjesa e klimës, janë në pozicione shumë pozitive dhe të vlerësuara si nga Komisioni Europian, ashtu edhe nga Komuniteti i Sekretariatit të Energjisë. Ky ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm sot përsa i përket Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe Ministrisë së Turizmit dhe Ambientit dhe ne jemi të lumtur që patëm mundësinë që ti tregojmë kolegëve tanë një nga pjesët më të bukura të Shqipërisë.