Me punonjës të Kryeministrisë mbi planin e qeverisë për rritjen e pagave në administratë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Me punonjës të Kryeministrisë mbi planin e qeverisë për rritjen e pagave në administratë

Kryeministri Rama u takua sot me punonjës të Kryeministrisë, shumë prej të cilëve me kontribut prej disa dekadash në këtë institucion, për t’ju komunikuar planin e qeverisë për rritjen e pagave të administratës.

* * *

Desha t’iu përshëndes dhe tua them vetë sepse u bënë kaq vite që punojmë së bashku, u bënë kaq vite që të gjithë ju kontribuoni këtu me përkushtim dhe pa orar dhe besoj që e keni merituar prej shumë kohësh në fakt, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani.

Ju e dini shumë mirë sesa vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe sa shumë punë na është dashur të bëjmë për ta krijuar këtë bazë dhe për t’iu thënë që tani është koha të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse.

Për të pasur një ide të domethënies, unë kam marrë këtu disa raste konkrete, duke dashur të përfitoj nga rasti edhe për të falënderuar me shumë mirënjohje disa prej jush që janë legjenda të këtij institucioni dhe do doja të më ndihmonin, duke ardhur këtu pak më afër, një shkallë më lart kuptohet dhe kështu barazohemi;

Monika që është drejtore njësie prej plot 26 vjetësh, pastaj Rezari që është jurist i departamentit dhe që ka 37 vite këtu, pastaj Vjollca përgjegjëse sektori. Vjollca është një shkallë më lart se Vjollca ka 43 vjet.

Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori. Zenajda ka 28 vjet, pastaj Luljeta që është specialiste. Luljeta ka dhe gjithë sekretet e qeverisë sepse Luljeta këtu ka 41 vjet, por nuk keni parë gjë akoma sepse është dhe Nexhmija që ka 44 vjet.

Tani që t’i marrim me radhë, rritja e pagave do bëhet një rritje me dy hapa në harkun e një viti.

Do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojë. Ndërkohë që për shkak të pagës minimale qe  e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë, lart për të thënë që sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund.

Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë.

Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë.

Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.

Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë. Këto 49-ën, 48-ën, 19-ën mos i merrni plotësisht për të mirëqena se mund të lëvizin me nga pak, por po lëvizën do lëvizin për më shumë, jo për më pak sepse janë duke u bërë kalkulimet, por kjo është rritja e pagave që natyrisht do përfshijë të gjithë administratën dhe ju sipas pozicioneve tani me atë që dëgjuat kini parasysh që aty do jetë pak a shumë paga juaj sipas kategorive.

Dhe kini parasysh që nëse për zonjat këtu u desh kohë relativisht e gjatë që të arrinin më në fund një pagë plotësisht dinjitoze për gjithë atë mund që bëjnë, për ju të rinjtë po punuat si këto, si këto s’punoni dot, por të paktën po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë.

Ky ishte Break News për sot. Tani me vrap te puna!

Previous Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden