MFE marrëveshje me KFW, 87 milion euro për zhvillimin e integruar rajonal dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

MFE marrëveshje me KFW, 87 milion euro për zhvillimin e integruar rajonal dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në emër të qeverisë shqiptare, ka nënshkruar disa marrëveshje me KFË, Frankurt am Main, përmes të cilave synohet mbështetja me hua dhe grante për dy projekte të rëndësishme. Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe Drejtoresha e Zyrës Rajonale të KfË-së për Shqipërinë, Brit Horschke.

Njëra prej marrëveshjeve është ajo e financimit të Programit për Menaxhimin e Qëndrueshëm dhe Miqësor me Klimën në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta, përmes së cilës synohet akordimi i vlerës së financimit prej 50 milionë euro hua dhe 16 milionë euro grante. Ky program ka si objektiv të përgjithshëm dhënien e kontributit për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, përmes investimeve në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen institucionale, për dhënien e një shërbimi të përmirësuar në zonat e ndryshme të mbetjeve.

Marrëveshja tjetër është ajo e financimit të projektit “Zhvillimi i Integruar Rajonal”, përmes së cilës synohet akordimi i shumës në vlerën 20 milionë euro hua dhe 1 milionë euro grant. Projekti ka si qëllim kryesor të kontribuojë në rritjen ekonomike në Shqipëri, si dhe në gjenerimin e punësimit dhe të të ardhurave, veçanërisht në zonat rurale për gratë dhe të rinjtë.

Ky program konsiderohet pjesë e dokumentit “Axhenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2015”.

Programi për Zhvillimin e Integruar Rajonal (PZHIR) është pjesë e strategjive afatgjata të Qeverisë Shqiptare për të gjallëruar ekonomitë vendore dhe jetën komunitare përmes një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimit urban dhe turizmit.

Previous Programi i Vetëpunësimit, mbështetje dhe grante për sipërmarrjet e reja