MFE thirrje subjekteve: Mos abuzoni me logon e E-Albania - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

MFE thirrje subjekteve: Mos abuzoni me logon e E-Albania

Në kuadër të revolucionit digjital qeveria  ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për mbylljen e sporteleve. Por kjo nismë është “keqpërdorur” nga  disa subjekte apo zyra shërbimesh private të cilat në kundërshtim me ligjin ofrojnë dhe reklamojnë, kundrejt pagesës, shërbime me logon  E- Albania.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju informon se E- Albania është markë e regjistruar ® nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për këtë arsye përdorimi i saj për qëllime tregtare është i ndaluar.

E- Albania është portali qeveritar, ku shërbimet publike që merreshin nga qytetarët apo bizneset në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve,  ofrohen në mënyrë elektronike.

Për këtë arsye Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut po  monitoron në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për evidentimin e subjekteve të tilla, të cilat po abuzojnë duke përfituar  në mënyrë të jashtëligjshme nën logon e E-Albania.

Çdo veprim i kryer në shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dënohet me masë administrative me gjobë nga 100 000  deri në 500 000 lekë. Në rast të konstatimit të përsëritjes së shkeljes dënimi maksimal dyfishohet.

Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale përbën kundravajtje  penale dhe dënohet  me gjobë ose me burgim  gjer në dy vjet.

Previous Transformim rrënjësor i zonës turistike të Golemit në prag të sezonit turistik

Leave Your Comment