Takim miqësor me Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, z. Noah Gal Gendler.
Ministrja Spiropali bisedoi me Ambasadorin Gendler për mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë edhe ato institucionale & parlamentare.
Në sajë të përvojës të çmueshme të Izraelit, e vendosëm theksin e bisedës edhe tek zhvillimi i inovacionit dhe start up-ve, pjesë e fokusit të politikave të qeverisë për të krijuar për të rinjtë mundësi shumë të mira zhvillimi dhe hapësira të konsoliduara në tregun e punës.