Ministrja Bora Muzhaqi mirëpriti sot delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të përbërë nga diplomatë, artistë, gazetarë dhe përfaqësues të institucioneve te Këshillit të Lartë të Çështjeve të Familjes.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, potencialin e lartë të të rinjve në secilin vend dhe shkëmbimin e përvojave më të mira në fushën e teknologjisë, kulturës, turizmit.