Ministeriali i Procesit të Berlinit, Ministri Hasani: Rigjallërimi i procesit të integrimit duhet të konkretizohet me masa të prekshme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministeriali i Procesit të Berlinit, Ministri Hasani: Rigjallërimi i procesit të integrimit duhet të konkretizohet me masa të prekshme

Më 6 tetor 2023, u mbajt në Tiranë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit, ku morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të RCC dhe RYCO.

Pas përfundimit të Ministerialit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Hasani vlerësoi përpjekjet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal, teksa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për ndërtimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

“Ajo që duam të arrijmë është që rigjallërimi i procesit të integrimit evropian të vendeve tona, të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët e vendeve tona, duke ndikuar në jetën e tyre të përditshme dhe të përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist. Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha kryediplomati shqiptar.

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock deklaroi se nevojiten reforma të reja dhe të domosdoshme në BP, në mënyrë që rajoni të avancojë në rrugëtimin e tij evropian.

“Ne duam të ecim sëbashku krah për krah me ju në rrugën drejt BE. Jemi të shqetësuar nëse do ketë rritje tensionesh midis Serbisë dhe Kosovës dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një shtensionim të situatës”, tha ajo.

Komisioneri Varhelyi deklaroi se prioritet i punës së tij mbetet integrimi i rajonit në BE, teksa dënoi ashpër sulmin terrorist në Kosovë.

“Të gjithë autorët duhet të sillen përpara drejtësisë, pra autoritetet serbe duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me ne në lidhje me këtë çështje. Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është kyç për BE”, tha ai.

Ministrat diskutuan situatën gjeopolitike në rajonin e gjerë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe bënë një bilanc të arritjeve në kontekstin e Procesit të Berlinit dhe gjithashtu sfidave të bashkëpunimit rajonal, me synimin për të shprehur vullnetin politik për të forcuar këtë bashkëpunim.

Kjo është hera e parë që takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit mbahet në një vend të rajonit. Ministeriali i papaprin Samitit të Procesit të Berlinit i cili do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Previous Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ambasadori i Japonisë Mitsuyuki vizitojnë Spitalin e Traumës: Rritet kapaciteti i shërbimeve