Ministeriali për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës për herë të parë në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministeriali për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës për herë të parë në Shqipëri

Shqipëria mikpret për herë të parë në rajon Ministerialin për Arsimin e Lartë Europian dhe Procesin e Bolonjës, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të kësaj fushe nga Zona Evropiane e Arsimit të Lartë (ZEAL) dhe vende të tjera nga e gjithë bota.

Ky event i rëndësishëm që do të zhvillohet përgjatë dy ditëve synon riafirmimin e vlerave themelore të arsimit, duke përfshirë lirinë akademike, autonominë institucionale dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Panelet e diskutimit me një larmi tematikash do të përqëndrohen rreth çështjeve të inovacionit, cilësisë dhe dimensionit social në arsimin e lartë, zbatimit të angazhimeve të Procesit të Bolonjës, inkurajimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë, etj.

Në nisje të punimeve të ditës së sotme, Ministerialin e përshëndeti Kryeministri Edi Rama, i cili tha ndër të tjera se “ka ardhur koha që ne të ndërtojmë një NATO të arsimit. Na duhet një organizatë si NATO, por për arsimin”.

* * *

Mirëmëngjes të gjithëve dhe mirë se keni ardhur në Tiranë!

Nuk e di nëse duhet të lexoj fjalimin që më kanë përgatitur, pasi do të ishte një tjetër leksion i bezdisshëm dhe jam i sigurt që ju nuk keni nevojë për leksione të tjera, se besoj që dëgjoni mjaft leksione në fushën tuaj.

Dëshiroj të them pak fjalë e do të përpiqem të jem një mikpritës i mirë për ju, së pari duke ju falenderuar së tepërmi që keni ardhur e që jeni këtu me ne. Për ne ky është një moment vërtetë përulës, që të jemi vendi i parë në këtë rajon që ju ka mikpritur në këtë forum kaq të rëndësishëm.

Së dyti, dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur dhe të gjithë e dimë pse dua ta bëj këtë gjë.

E në fund, por jo më pak nga rëndësia, dëshiroj të falënderoj gjithashtu edhe presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë që na ka nderuar me praninë e tij si dhe ministrin e Arsimit të Hungarisë dhe thjesht i veçova këta dy persona të nderuar, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë e po bëjnë këto dy vende, së bashku me ne për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin, për të ndërtuar sistemin tonë të arsimit siç duhet e për të mësuar më shumë nga më të mirët.

Si Turqia ashtu dhe Hungaria, kanë qenë vende që kanë ardhur tek ne më shpejt se Bashkimi Europian, ndërkohë që ne me zor prisnim që të kishim qasje në zonën europiane të arsimit të lartë, gjë për të cilën jemi shumë të kënaqur që tani ka ndodhur. Kështu që vendi ynë, vendet tona të Ballkanit Perëndimor, mund të jenë pjesë e këtij potenciali e të gjithë atyre mundësive që ofron zona europiane e arsimit të lartë duke patur pra mundësinë që ne të shfrytëzojmë të gjithë atë dije të madhe që ekziston në gjithë këtë zonë.

Pa dashur të hyj në thellësi të këtyre çështjeve, dëshiroj që për një çast të falënderoj nga zemra Federica Mogherinin dhe ta përgëzoj atë që ka kaluar nga ana e çështjeve të sigurisë së Bashkimit Europian, në lëmin e arsimit sepse natyrisht që e ardhmja nuk mund të mbrohet nga armët, por nga dija, nga njohuritë.

Kështu që armët janë të rëndësishme në një moment të caktuar kur vihet në rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësinë që të përdorë ose shfrytëzojë kaq shumë para për të bërë rezistencë ndaj një agresioni dhe ndërkohë në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbetet si një pjesë nish e këtyre buxheteve që përdoren, kjo gjë duhet të na bëjë ne të mendohemi edhe një herë për këtë çështje, të reflektojmë e sigurisht ajo që do të them unë, nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër përveç se provokim, por unë mendoj që ka ardhur koha që ne të ndërtojmë një NATO të arsimit. Na duhet një organizatë si NATO, por për arsimin sepse ajo që shikojmë gjithnjë e më shumë është që urrejtja si dhe mos rënia dakord për institucionet demokratike po shtohet gjithnjë e më shumë në të gjitha cepat e globit dhe bazohet në një sistem që e ushqen këtë gjë.

Nuk jam fort i sigurt që sistemi ynë i rezistencës, pra për t’i bërë rezistencë kësaj gjëje është i njëjtë si ai që do të përdorim për shembull krenarinë që ne kemi apo përkushtimin e të rinjve, për vlerat tona, për botën tonë demokratike dhe për shembull në rast se në imagjinatën tonë, ne do të mund të mendonim për konfrontime të brezave të rinj nga të dyja kahet, druaj që brezi ynë është më pak i përgatitur për t’i bërë ballë anës tjetër, kahut tjetër në rast se do të vinte puna për të luftuar për vlerat të cilat ka bota jonë dhe për të cilat ne kemi punuar fort dhe të cilat sfidohen tashmë gjithnjë e më në rritje nga forca vërtetë të forta.

Gjëja e fundit që dëshiroj të them këtu përpara jush sot është që në duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën, por edhe si do ta trajtojmë të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është që e ardhmja jonë po përkufizohet nga e shkuara dhe gjithnjë e më shumë e shkuara po përdoret si pikë referencë, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Ndërkohë që unë përulësisht besoj që duhet të jetë e kundërta dhe e kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetën burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do të vendos se cila është e shkuara për të gjithë ne sepse e ardhmja, unë besoj, është i vetmi vend, e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për tu bërë bashkë. Ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të patur ndasi me njëri-tjetrin dhe për të luftuar me njëri-tjetrin.

Kështu që me këto fjalë dëshiroj që tani t’ua kaloj fjalën akademikëve, unë për vete jam artist, nuk kam asnjë titull akademik dhe nuk është se më ka munguar t’ju them të drejtën, por e vërteta është se jam shumë i ndërgjegjshëm për dallimin ndërmjet nivelit tim dhe tuajit, kështu që po ia kaloj fjalën atyre të nivelit të lartë. Shpresoj të mos kem qenë i mërzitshëm për ju dhe shpresoj fort që përtej debateve intelektuale dhe akademike që ju jeni të detyruar të bëni në këtë sallë këtu brenda, që të keni kohë të dilni pak edhe përjashta, ku do të gjeni edhe pjesën më të mirë të vendit tonë dhe ku do të gjeni edhe burimin më të mirë të gëzimit edhe për ju. E shpresoj që organizatorët t’ju kenë trajtuar mirë dhe që kur të ktheheni në vendet tuaja t’ju marrë malli për Tiranën, t’ju marrë malli për ushqimin, gjithçka tjetër që keni gjetur këtu.

Ju kërkoj ndjesë që ne nuk kemi patur mundësinë që të arrinim të kishim një ditë vetëm me diell, u përpoqëm, ju siguroj për këtë, por jam i sigurt që shumë prej jush që vini nga qytete me qiej vetëm gri, nuk e keni kaq problem këtë pak diell.

Kështu që faleminderit edhe njëherë edhe ju uroj suksese të gjithëve në punën e sotme dhe ëmbëlsira për në fund, kështu që dëshiroj të falënderoj komisioneren e BE për Arsimin, ajo vjen nga një qytet me qiellin gri, megjithatë më shumë njohuri, një kryeqytet me njohuri, me dije dhe jemi të privilegjuar që ju kemi këtu me ju sot dhe që ju kemi të gjithëve këtu .

Po e le më kaq fjalën time që iu premtoja që do ta lija me kaq, po nuk e lash me kaq, kështu që po e le me kaq tani.

Faleminderit!

Previous Ministri Manja: Sjellim ekspertizën franceze në sistemin tonë të drejtësisë!