Ministrat Denaj dhe Peleshi në Universitetin e Korçës: 150 studentë më shumë në degët e bujqësisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrat Denaj dhe Peleshi në Universitetin e Korçës: 150 studentë më shumë në degët e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me ministrin e Mbrojtjes, njëherësh drejtues politik i PS në Qarkun Korcë, Niko Peleshi zhvilluan një bisedë me profesorët e Fakultetit të Agronomisë së Universitetit të Korçës për qendrën e kërkimit shkencor që ndërlidh dijen me fushën e bujqësisë.

Ndërsa ministrja Denaj theksoi se, në takim u dakordësua një rrugë e re bashkëpunimi me QTTB Korçë në lidhje me laboratorët dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor.
Me rëndësi të veçantë, u shpreh Denaj, është nxitja e të rinjve drejt arsimimit në këtë fushë, ku sot në degët e bujqësisë të Universitetit të Korçës kemi të regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.

Peleshi u shpreh se, me investimet e reja në laboratorë dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, të rinjtë nxiten drejt arsimit në këtë fushë, ku këtë vit janë regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.

Sektori i bujqësisë është prioritet për zhvillimin e vendit dhe falë politikave mbështetëse, kjo po reflektohet edhe në shifrat e studentëve të cilët zgjedhin degët e bujqësisë.

Sfidat e Universitetit Bujqësor në Tiranës mbetet rritja e interesit për të rinjtë shqiptarë për të studiuar në programet e ofruara në këtë universitet, për të cilat tregu ka nevojë. Qeveria është e angazhuar maksimalisht që së bashku me autoritet e linjës të nxisi interesin e të rinjve të studiojnë në degët e bujqësisë dhe për këtë po punojnë jo vetëm në drejtim të ndërgjegjësimit apo promovim, por edhe me mbështetje financiare, ku tashmë që në këtë vit akademik, qeveria ofron mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare, ku përfshihet edhe dega e Bujqësisë.

Previous Ministrja Denaj takim me blegtorët në Korçë: Financim në masën 100% nga Skema Kombëtare e Mbështetjes